10 Përfitimet e sadakasë në këtë botë dhe botën tjetër

Dijetari-Fekihu i njohur Ebu El Lejth Es Semerkendij Allahu e mëshiroftë ka thënë:

U këshilloj të jepni lëmosh qoftë ajo e paktë apo e shumtë, ngase prej sadakës përfitohen dhjetë gjëra të mira; pesë prej tyre në këtë botë, dhe pesë mbesin për ahiret.

Prej gjërave që fitohen në këtë botë:

1.Pastrim i pasurisë, Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: “ Pa dyshim se në tregti është prezent gënjeshtra, betimi rrejshëm dhe fjalët e kota, atëherë përziejeni këtë tregti me sadak- duke thënë sadak”.

2.Pastrim i trupit nga mëkatet, Allahu i madhëruar thotë:“Merr nga pasuria e tyre lëmoshë me të cilën t’i pastrosh ata dhe t’ua rrisësh veprat e mira!”. Et Tevbe 103.

3.Largim nga fatkeqësitë dhe sëmundjet, Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “ Shëroni të sëmurit e juaj me sadaka”.

4.Ngulitjen e gëzimit tek skamnorët, dhe nga veprat më të mira të njeriut është të gëzuarit e besimtarit.

5.Bereqet në pasuri dhe shtim të të mirave, Allahu në Kuran thotë: “Ai ua zëvendëson atë që e ndani ju; Ai është Dhuruesi më i mirë.” Sebe 39

Prej gjërave që përfitohet në ahiret:

1.Sadakaja është hije për atë që e ka dhënë kur të jetë shumë vapë në ditën e gjykimit.

2.Lehtësim gjatë llogarise.

3.E mbushë peshoren e të mirave.

4.Lehtësim në urën e siratit.

5.Ngritje të shkallëve në Xhennet.

You may also like...