Llojet e Teuhidit (njëhsimit të Allahut)!

بسم الله الرحمن الرحيم

Hutbja e parë

Pjesa e parë:

الحمد لله أكمل لنا الدين و أتم علينا النعمة,و رضي لنا الاسلام دينا,أحمده-سبحانه- و أشكره,وأتوب إليه و أستغفره,وأشهد ألا إله الا الله وحده لا شريك له,و أشهد أن نبينا محمدا عبده و رسوله,تركنا على المحجة البيضاء ليلها كنهارها,لا يزيغ عنها الا هالك.
صلى الله و سلم و بارك عليه و على آله و صحبه,و من تبعهم بإحسان إلى يوم الدين.
أما بعد…
Kini frikë Allahun sinqerisht, shtrëngohuni fort pas Islamit dhe dijeni se këmbët tuaja nuk i rezistojnë dot zjarrit!

O ju muslimanë:

Kurejshet ishin njerëz që kryenin adhurime si: haxhi, umra, sadakaja, ruajtja e lidhjes farefisnore, mikpritja e mysafirit, dhikri i Allahut dhe e dinin se vetëm Allahu është Krijuesi dhe Komanduesi i çështjeve, e në raste vështirësie e veçonin Allahun në duanë e tyre, por ata vendosnin ndërmjetës midis tyre dhe Allahut. I lusnin këta ndërmjetës, bënin kurban për ta, premtonin me emrin e tyre dhe u kërkonin atyre ndihmë. Allahu i Madhëruar dërgoi Muhamedin – صلى الله عليه وسلم- për t’ia ripërtërirë atyre fenë e babait të tyre Ibrahim, për t’u treguar atyre se kjo mënyrë afrimi e tyre tek Allahu është shkelje e të drejtës së Allahut dhe se kjo vepër është shkatërruese e të gjitha adhurimeve te tyre, e i shndërron ata në qafira. I Dërguari i Allahut – صلى الله عليه وسلم- i luftoi ata në mënyrë që i tërë adhurimi si: kurbani, premtimi, kërkimi i ndihmës dhe çdo lloj tjetër adhurimi t’i dedikohet vetëm Allahut.

O ju muslimanë:

Dijetarët (Allahu i mëshiroftë) e kanë ndarë teuhidin në tri lloje:
1-Teruhidi err-rrububijeh, i cili është: dituria dhe miratimi se Allahu është Krijuesi, Furnizuesi dhe Komanduesi i kësaj gjithësie.

Allahu i Madhëruar thotë:
قُلِ اللَّهُ خَالِقُ كُلِّ شَيْءٍ
“Thuaj:”Allahu është Krijuesi i çdo gjëje.” (Er-Rad: 16)
وَمَا مِن دَابَّةٍ فِي الْأَرْضِ إِلَّا عَلَى اللَّهِ رِزْقُهَا
“S’ka asnjë gjallesë në Tokë që të mos i ketë mjetet e jetesës prej Tij. …”. (Hud: 6)

وَمَن يُدَبِّرُ الْأَمْرَ ۚ فَسَيَقُولُونَ اللَّهُ ۚ فَقُلْ أَفَلَا تَتَّقُونَ

“…Kush i drejton gjërat?” Ata do të thonë “Allahu”. E ti (o Muhamed) thuaj: “Atëherë, përse nuk e keni frikë Atë?” (Junus: 31)

Allahu mohoi që Ai të ketë ortakë në krijim dhe furnizim:
هذا خلق الله فأروني ماذا خلق الذين من دونه
“ Ky është krijimi i Allahut! Më tregoni çfarë kanë krijuar të tjerët përveç Tij? Asgjë, por keqbërësit janë vërtet në humbje të plotë..” (Lukman: 11)

أمن هذا الذي يرزقكم إن أمسك رزقه

“Kush janë ata, që do t’ju japin mjete jetese, në qoftë se Ai jua ndalon ato?..”
(El- Mulk: 21)

Allahu i krijoi natyrat e krijesave të atilla që ta pranojnë teuhidin rrububije saqë edhe mushrikët që i bënë Allahut ortakë në adhurim e pranonin njehësimin e Tij në rrububije:
وَلَئِن سَأَلْتَهُم مَّنْ خَلَقَ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ لَيَقُولُنَّ خَلَقَهُنَّ الْعَزِيزُ الْعَلِيمُ
“ Nëse ti i pyet ata: “Kush i ka krijuar qiejt dhe Tokën?” Ata, me siguri do të thonë: “Ato i ka krijuar i Plotfuqishmi dhe i Gjithëdijshmi;.” (Ez- Zuhruf: 9)

2-Teuhidi el-esmai ue es-sifat, i cili është emërtimi dhe cilësimi i Allahut me çfarë Ai e cilësoi veten e Tij dhe i Dërguari i Tij – صلى الله عليه وسلم- Atë, prej cilësive të përsosura, pa shembëllim, përngjasim, deformim dhe mohim:

Allahu i Madhëruar thotë:
وَلِلَّهِ الْأَسْمَاءُ الْحُسْنَىٰ فَادْعُوهُ بِهَا ۖ وَذَرُوا الَّذِينَ يُلْحِدُونَ فِي أَسْمَائِهِ ۚ سَيُجْزَوْنَ مَا كَانُوا يَعْمَلُونَ
Allahut i përkasin emrat më të bukur, andaj thirreni Atë (lutjuni Atij) me to dhe largohuni nga ata që i shtrembërojnë emrat e Tij. Ata do të ndëshkohen për çfarë kanë vepruar.” (El- A’raf: 180)
اللَّهُ لَا إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ ۖ لَهُ الْأَسْمَاءُ الْحُسْنَىٰ

” Atij i përket ç’ka në qiej e ç’ka në Tokë, si dhe gjithçka që gjendet midis tyre e gjithçka që ndodhet nën tokë.” (Ta Ha: 6)

Çdo emër i Allahut përmban një cilësi të Tij. Emri i Allahut ”i Gjithdituri” përmban cilësinë e diturisë, ”i Urti” përmban cilësinë e urtësisë, ”Dëgjuesi” dëgjimin, ”Shikuesi” shikimin, e kështu me radhë çdo emër përmban një cilësi prej cilësive të Allahut.

Allahu i Madhëruar ka treguar se Ai ka fytyrë:
وَيَبْقَىٰ وَجْهُ رَبِّكَ ذُو الْجَلَالِ وَالْإِكْرَامِ

“e do të mbetet vetëm Fytyra e Zotit Tënd, plot Madhëri dhe Nderim..” (Er-Rahman: 27)

Ka treguar se ka dy duar:
بَلْ يَدَاهُ مَبْسُوطَتَانِ
“Përkundrazi, të dyja Duart e Tij janë të hapura.” (El- Maide: 64)

Ehlu suneti dhe xhemati prej të parëve të mirë dhe pasuesve të tyre i pranojnë emrat dhe cilësitë e Allahut në kuptimin e drejtpërdrejtë të tyre që janë paraqitur në Kuran dhe Sunet duke pranuar edhe kuptimet që ato përmbajnë pa deformuar këto kuptime, pa i interpretuar ato në kuptime të gabuara dhe pa i përngjasuar me krijesat siç thotë Allahu i Madhëruar:
لَيْسَ كَمِثْلِهِ شَيْءٌ ۖ وَهُوَ السَّمِيعُ الْبَصِيرُ

“Asgjë nuk i shëmbëllen Atij. Ai është Shikuesi, Dëgjuesi.” (Shura: 11)
Robër të Allahut:

Lloji i tretë i teuhidit është teuhidi El-uluhijeh, i cili është veçimi i Allahut me adhurim. Ky lloj i teuhidit ka lidhje me veprat dhe fjalët e njeriut të jashtme dhe të brendshme si: duaja, premtimi, kurbani, frika, shpresa, mbështetja, pendimi etj. Gjithashtu ky lloj i teuhidit është edhe thirrja nga e cila e filluan daven e tyre të gjithë profetët:
وَلَقَدْ بَعَثْنَا فِي كُلِّ أُمَّةٍ رَّسُولًا أَنِ اعْبُدُوا اللَّهَ وَاجْتَنِبُوا الطَّاغُوتَ

Çdo populli Ne i çuam një të dërguar (që u thoshte): “Adhuroni Allahun dhe shmangni idhujt!” (En- Nahl: 36)

Çdo profet e filloi daven e tij nga urdhri i njësimit të Allahut siç thirri Nuhu, Hudi, Salih, Shuajbi e të tjerë:
فَقَالَ يَا قَوْمِ اعْبُدُوا اللَّهَ مَا لَكُم مِّنْ إِلَٰهٍ غَيْرُهُ

Ne ia dërguam Nuhun popullit të tij e ai u tha: “O populli im! Adhuroni Allahun, ju nuk keni të adhuruar tjetër përveç Tij! (Araf: 59)

وَإِبْرَاهِيمَ إِذْ قَالَ لِقَوْمِهِ اعْبُدُوا اللَّهَ وَاتَّقُوهُ

“Kujtoje Ibrahimin, kur i tha popullit të vet: “Adhuroni Allahun dhe frikësojuni Atij!” (El- Ankebut: 16)

E ky urdhër iu zbrit edhe profetit tonë Muhamed – صلى الله عليه وسلم-

قُلْ إِنِّي أُمِرْتُ أَنْ أَعْبُدَ اللَّهَ مُخْلِصًا لَّهُ الدِّينَ

“ Thuaj: “Unë jam urdhëruar që ta adhuroj Allahun me përkushtim të sinqertë.” (Ez- Zumer: 11)
Ky lloj i teuhidit është edhe kryefjala dhe thelbi i daves së profetëve sepse ai është themeli mbi të cilin ndërtohen veprat dhe pasaktësia në të sjell pasaktësinë e veprave. Nëse ky lloj i teuhidit nuk realizohet do të ndodhë e kundërta e tij që është shirku:

إِنَّ اللَّهَ لَا يَغْفِرُ أَن يُشْرَكَ بِهِ وَيَغْفِرُ مَا دُونَ ذَٰلِكَ لِمَن يَشَاءُ

“ Vërtet, Allahu nuk fal që të adhurohet dikush apo diçka tjetër veç Atij, por gjynahet e tjera më të vogla ia fal kujt të dojë.” (En- Nisa: 48) dhe:

لَئِنْ أَشْرَكْتَ لَيَحْبَطَنَّ عَمَلُكَ وَلَتَكُونَنَّ مِنَ الْخَاسِرِينَ

“Nëse i shoqëron Allahut diçka tjetër (në adhurim), me siguri që punët e tua do të zhvlerësohen dhe do të jesh ndër të humburit. (Ez- Zumer: 65)

Të tri llojet e teuhidit janë korrelative, çdo lloj është i pandashëm nga tjetri dhe sa herë që realizon një prej tyre pa tjetrin atëherë ky person nuk është njëhsues.
O ju muslimanë:

Allahu i krijoi njerëzit dhe xhinët për një urtësi të madhe e cila është adhurimi i Tij, pa i bërë ortak apo rival në adhurim dhe braktisja e adhurimit të çdokujt përvec Allahut, i Cili thotë:
وَما خَلَقْتُ الْجِنَّ وَالْإِنسَ إِلَّا لِيَعْبُدُونِ

” Xhindët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” (Edh- Dharijat: 56)
Pra që ata të më njëhsojnë Mua. Në këtë ajet tregohet qartë pozita e rëndësishme e teuhidit sepse krijesat u krijuan vetëm për këtë qëllim.

Allahu i Madhëruar thotë:
أَيَحْسَبُ الْإِنسَانُ أَن يُتْرَكَ سُدًى
“ Vallë, a mendon njeriu se do të mbetet pa përgjegjshmëri? (Kijame: 36), pra që nuk urdhërohet dhe ndalohet.” (El- Kijame: 36)
يَا أَيُّهَا النَّاسُ اعْبُدُوا رَبَّكُمُ
“ O njerëz! Adhuroni Zotin Tuaj!” (Bekare: 21), pra të adhurojnë vetëm Atë.

I urdhëroi Allahu njerëzit në këtë ajet me qëllimin për të cilin ata u krijuan prej Tij. Allahu na ka treguar se Ai nuk ka nevojë për ne, por ne kemi nevojë për Të në të gjitha gjendjet dhe momentet:
مَا أُرِيدُ مِنْهُم مِّن رِّزْقٍ وَمَا أُرِيدُ أَن يُطْعِمُونِ

“Unë nuk kërkoj prej tyre risk, as nuk dëshiroj që të Më ushqejnë. (Edh- Dharijat: 57)

I urdhëroi Allahu njerëzit për adhurimin e Tij me njëhsim dhe distancim nga adhurimi i çdokujt tjetër përveç Tij:

وَلَقَدْ بَعَثْنَا فِي كُلِّ أُمَّةٍ رَّسُولًا أَنِ اعْبُدُوا اللَّهَ وَاجْتَنِبُوا الطَّاغُوتَ

Çdo populli Ne i çuam një të dërguar (që u thoshte):
“Adhuroni Allahun dhe shmangni tagutin(idhujt)!” (En- Nahl: 36)

Thotë Ibn El-kajim: ”Tagut është çdo tejkalim kufiri ndaj dikujt me adhurim, pasim apo bindje.”
I adhuruar si shembulli i idhujve, i pasuar si shembulli i magjistarëve dhe i bindur ndaj tij si shembulli i atyre udhëheqësve që urdhërojnë në mëkat ndaj Allahut.”

Në këtë ajet kuranor Allahu na tregon se ka dërguar në çdo brez, popull dhe shekull të dërguar që në momentin e shfaqjes së shirkut në popullin e Nuhut deri tek i dërguari i fundit Muhamedi – صلى الله عليه وسلم- me urdhrin: “Adhuroni vetëm All-llahun e largojuni adhurimit të tagutit! ”, pra njëhsojeni Allahun me adhurim dhe braktisni e distancohuni nga adhurimi i çdokujt tjetër përveç Tij. Për këtë qëllim u krijuan krijesat, u dërguan të dërguar, u zbritën librat.

Në fjalën e Allahut: “ Adhuroni vetëm Allahun…” është pohimi dhe miratimi, ndërsa në fjalën: ”… e largojuni adhurimit të tagutit!” është mohimi. Kjo është dhe metoda e rruga e Kuranit i cili bashkon ndërmjet pohimit dhe mohimit. Mohon çdo adhurim përveç Allahut dhe e pohon adhurimin vetëm për Të.
Vetëm mohimi pa pohimin nuk është teuhid dhe anasjellats. Teuhid i plotë dhe i saktë është vetëm kur ka në vetveten e tij pohimin dhe mohimin.

Në ajet tregohet pozita e lartë e teuhidit dhe paraqitja e argumentit për njerëzit. Ai i cili e adhuron Allahun, por nuk mohon tagutin nuk është njëhsues. Në kohën e sotme shumë prej njerëzve janë të paditur ndaj kësaj çështjeje. Ai i cili e adhuron Allahun, por nuk zhvlerëson adhurimin që u bëhet varreve nuk është njëhsues. Allahu i Madhëruar në një ajet tjetër kuranor thotë:

وَقَضَىٰ رَبُّكَ أَلَّا تَعْبُدُوا إِلَّا إِيَّاهُ وَبِالْوَالِدَيْنِ إِحْسَانًا

“ Zoti yt ka urdhëruar, që të mos adhuroni askënd tjetër përveç Atij dhe, që të silleni mirë me prindërit..” (El- Isra : 23), pra urdhëroi dhe porositi nëpërmjet të dërguarve të Tij që të adhurohet vetëm Ai, pa i shoqëruar kënd. Qëllimi i fjalës urdhëroi është urdhëresa fetare e sheriatit.

Këto ajete (në suren Isra’e) përmblodhën një pjesë të ligjeve dhe fillesa u bë me urdhrin për teuhid sepse ai është edhe urdhëresa më e rëndësishme, prandaj duhet filluar vetëm prej tij. Në fund të këtyre ajeteve përmendet ndalimi nga shirku sepse ai është edhe ndalesa e mëkati më i madh.

Më pas Allahu i Madhëruar përmendi respektin për prindërit, dhe renditja e tyre menjëherë pas urdhrit për adhurimin e Allahut është një tërheqje e vërejtjes ndaj mirësisë së tyre, detyrimeve tona për to dhe se e drejta e tyre është e drejta më e madhe pas asaj të Allahut. Bamirësia ndaj tyre është shkak për të hyrë në Xhenet.

Gjithashtu Allahu nuk përmendi llojin e bamirësisë me qëllim që fjala bamirësi e përmendur në ajet të jetë përmbledhëse e të gjitha llojeve të saj si: fjala e butë, duaja për to etj.
Në suren Nisa’e Allahu i Madhëruar thotë:
وَاعْبُدُوا اللَّهَ وَلَا تُشْرِكُوا بِهِ شَيْئًا

“ Adhuroni Allahun dhe mos i shoqëroni Atij asgjë (në adhurim)!“ Ky është një urdhër nga Allahu ndaj robërve për njëhsimin e Tij me adhurim. Ai është Krijuesi, Furnizuesi, Begatuesi dhe Bujari ndaj krijesave të Tij. Allahu është merituesi që do të thotë se vetëm Ai meriton të adhurohet prej krijesave.

Në këtë ajet Allahu bashkë me urdhrin për adhurimin e Tij bashkoi edhe urdhrin për ndalimin nga shirku. Kjo tregon se distancimi nga shirku është kusht për saktësinë e adhurimit. Veprat e mira si: namazi, zekati dhe istigfari nuk pranohen pa njëhsimin e Allahut të Madhëruar. Ky ajet quhet ajeti i dhjetë të drejtave sepse në të janë përmendur dhjetë të drejta të cilat fillojnë me teuhidin dhe ndalimin nga shirku. Pra teuhidi është kryeobligimi i të gjitha obligimeve dhe se shirku është harami më i madh, gjithashtu në ajet përmendet edhe shpjegimi i teuhidit i cili është adhurimi i vetëm për Allahun dhe lënia e shirkut.

رَّبُّ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ وَمَا بَيْنَهُمَا فَاعْبُدْهُ وَاصْطَبِرْ لِعِبَادَتِهِ ۚ هَلْ تَعْلَمُ لَهُ سَمِيًّا

“ Ai është Zoti i qiejve, i Tokës dhe i gjithçkaje që është midis tyre, prandaj, vetëm Atë adhuroje dhe bëhu i qëndrueshëm në adhurimin ndaj Atij. A njeh ti ndokënd që ka Emrin e Tij?! (Merjem: 65).
بارك الله لي و لكم فى القرآن العظيم,و نفعني و إياكم بما فيه من الايات و الذكر الحكيم,أقول ما تسمعون,و استغفر الله لي و لكم من كل ذنب,فاستغفروه إنه هو الغفور الرحيم .

Pjesa e dytë:

الحمد لله حمدا كثيرا كما أمره,و أشهد ألا إله الله وحده لا شريك له,و أشهد أن محمدا عبده و رسوله سيد البشر,أما بعد:

O ju muslimanë:

Ka thënë Ibn Mes’udi: “Kush dëshiron të shohë porosinë e Muhamedit -صلى الله عليه وسلم – mbi të cilën është edhe vula e tij, atëherë le të lexoje fjalën e Allahut të Madhëruar:
قُلْ تَعَالَوْا أَتْلُ مَا حَرَّمَ رَبُّكُمْ عَلَيْكُمْ ۖ أَلَّا تُشْرِكُوا بِهِ شَيْئًا ۖ وَبِالْوَالِدَيْنِ إِحْسَانًا ۖ وَلَا تَقْتُلُوا أَوْلَادَكُم مِّنْ إِمْلَاقٍ ۖ نَّحْنُ نَرْزُقُكُمْ وَإِيَّاهُمْ ۖ وَلَا تَقْرَبُوا الْفَوَاحِشَ مَا ظَهَرَ مِنْهَا وَمَا بَطَنَ ۖ وَلَا تَقْتُلُوا النَّفْسَ الَّتِي حَرَّمَ اللَّهُ إِلَّا بِالْحَقِّ ۚ ذَٰلِكُمْ وَصَّاكُم بِهِ لَعَلَّكُمْ تَعْقِلُونَ
وَلَا تَقْرَبُوا مَالَ الْيَتِيمِ إِلَّا بِالَّتِي هِيَ أَحْسَنُ حَتَّىٰ يَبْلُغَ أَشُدَّهُ ۖ وَأَوْفُوا الْكَيْلَ وَالْمِيزَانَ بِالْقِسْطِ ۖ لَا نُكَلِّفُ نَفْسًا إِلَّا وُسْعَهَا ۖ وَإِذَا قُلْتُمْ فَاعْدِلُوا وَلَوْ كَانَ ذَا قُرْبَىٰ ۖ وَبِعَهْدِ اللَّهِ أَوْفُوا ۚ ذَٰلِكُمْ وَصَّاكُم بِهِ لَعَلَّكُمْ تَذَكَّرُونَ
وَأَنَّ هَٰذَا صِرَاطِي مُسْتَقِيمًا فَاتَّبِعُوهُ…

“ Thuaju: “Ejani t’ju lexoj çfarë ju ka urdhëruar Allahu: që të mos i shoqëroni Atij asgjë (në adhurim); që të silleni mirë me prindërit; që të mos vrisni fëmijët tuaj për shkak të varfërisë, sepse Ne ju ushqejmë ju dhe ata; që të mos i afroheni veprave të turpshme, qofshin ato të hapëta apo të fshehta dhe që të mos ia merrni tjetrit jetën, të cilën Allahu e ka shenjtëruar, përveçse kur e kërkon drejtësia (e ligji). Këto ju porosit Ai, me qëllim që të kuptoni.”
Dhe mos iu qasni pasurisë së jetimit, përveçse për ta rregulluar, derisa të mbërrijë pjekurinë! Kryejeni drejt matjen dhe peshimin; Ne nuk ngarkojmë askënd përtej mundësisë së tij! Kur të flisni, thoni të vërtetën, qoftë edhe për të afërmit tuaj! Plotësojani besën e dhënë Allahut! Këto ju porosit Ai që të mos harroni.
Kjo është rruga Ime e drejtë; prandaj ndiqeni e mos shkoni rrugëve të tjera që t’ju shmangin nga rruga e Tij. Kjo është ajo që ju porosit Ai për t’u ruajtur nga të këqijat.” (El- En’am: 151-153)

Allahu e urdhëroi të Dërguarin e Tij – صلى الله عليه وسلم- t’u thotë idhujtarëve të cilët adhuruan të tjerë përveç Allahut:
“ Thuaju: “Ejani t’ju lexoj çfarë ju ka urdhëruar Allahu: që të mos i shoqëroni Atij asgjë (në adhurim) ”

Në këto ajete Allahu përmendi një grup ndalesash të cilat i filloi me ndalimin nga shirku sepse ai është ndalesa më e madhe. Ajo që tregon për rëndësinë e madhe të këtyre ajeteve është fjala e Ibn Mes’udit i cili mendonte se këto ajete përmbledhin tërë fenë dhe sikur kjo të jetë porosia e vulosur nga Muhamedi – صلى الله عليه وسلم- të cilën ia la trashëgim umetit të tij.

Përcillet në dy “Sahihet” nga Muadh bin Xhebel se ka thënë:
كنت رديف النبي- صلى الله عليه وسلم-على حمار,فقال:”يا معاذ أتدرى ما حق الله على عباد و ما حق العباد على الله؟قلت:الله و رسوله أعلم.قال– صلى الله عليه وسلم-:”حق الله على العباد أن يعبدوه و لا يشركوا به شيئا, وحق العباد على الله أن لا يعذب من لا يشرك به شيئا.”قلت:يا رسول الله أفلا أبشر الناس؟قال:”لا تبشرهم فيتكلوا
“ Isha hipur mbi të njëjtin gomar bashkë me të Dërguarin e Allahut, e ai më tha:”’O Muadh,a e di cila është e drejta e Allahut tek robërit dhe cila është e drejta e robërve tek Allahu?” I thashë: Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë. Tha: ”E drejta e Allahut tek robërit është që të mos i shoqërojnë akënd në adhurim ndërsa e drejta e robërve tek Allahu është që të mos i dënojë nëse nuk i shoqërojnë ndokënd në adhurim.” Thashë: ‘O i Dërguari i Allahut a t’i përgëzoj njerëzit?” Tha: ”Jo, sepse do t’i mbështeten kësaj” (do të neglizhojnë).

O ju njerëz:

Detyra e robërve karshi Allahut është që ta adhurojnë me njëhsim të pastër, pa gjurmë të shirkut qoftë ky i madh apo i vogël. Kush nuk braktis shirkun, nuk konsiderohet si adhurues i vetëm i Allahut, por ai në realitet është mushrik sepse i ka bërë Allahut ortakë në adhurim.
Mirësia dhe bujaria e Allahut ndaj njëhsuesve është e madhe. Muadhi donte t’i përgëzonte njerëzit me mirësinë e teuhidt, por e ndaloi Profeti – صلى الله عليه وسلم- nga frika se njerëzit do të neglizhonin urdhrat e tjerë kundrejt kësaj mirësie të madhe.

Ky hadith tregon pëlqyeshmërinë e përgëzimit të besimtarit me lajme të mira për dynjanë apo ahiretin dhe gjithashtu tregon se lejohet fshehja e diturisë nëse ka dobi.

Frikësojuni Allahun o robër të Tij, ndjejeni mbikqyrjen e Tij dhe adhuroni vetëm Atë, në mënyrë që të shpëtoni! Jepni salavate për atë të cilin Allahu e dërgoi si udhëzues, përgëzues dhe qortues sepse ky është një urdhër nga Allahu, siç thotë në ajetin kuranor:
إِنَّ اللَّهَ وَمَلَائِكَتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى النَّبِيِّ ۚ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا صَلُّوا عَلَيْهِ وَسَلِّمُوا تَسْلِيمًا
“ Vërtet, Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për atë. O besimtarë, lutuni për atë dhe përshëndeteni me “selam”! (El- Ahzab: 56).
اللهم صل و سلم و بارك على نبينا محمد و على آله و صحبه أجمعين,و ارض اللهم عن خلفائه الراشدين الائمة المهديين الذين قضوا بالحق و به كانوا يعدلون,أبي بكر و عمر
و عثمان و علي,و عن سائر الصحابة أجمعين.

O robër të Allahut:

إن الله يأمر بالعدل و الاحسان و إيتاء ذي القربى,ينهى عن الفحشاء و المنكر و البغي يعظكم لعلكم تذكرون,فاذكروا الله العظيم الجليل يذكركم,و اشكروه على آلائه يزدكم,
و لذكر الله أكبر, و الله يعلم ما تصنعون.