займы онлайн

Si u nda trashëgëmia e Profatit alejhi selam

Një ditë prej ditëve kalon Ebu Hurejre radijAllahu anhu pranë tregut të Medinës, ndalet dhe njerëzve ju drejtohet e ju thotë:

“O ju njerëzit e tregut! Çfarë po ju ndalon, pse nuk shkoni?

Ata thanë: Për çfarë o Ebu Hurejre ku të shkojmë?

Ai tha: Trashëgimia e Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem po ndahet e ju qëndroni këtu, nuk shkoni për të marrë hisen tuaj prej saj?

Ata thanë: Ku është ajo?

Ai tha: Në xhami!

Dolën nga tregu duke nxituar dhe Ebu Hurejre radijAllahu anhu qëndroj aty deri sa ata u kthyen. Kur u kthyen, iu tha: Çfarë keni pse u kthyet?

Ata thanë: O Ebu Hurejre! Shkuam të xhamia, hymë në të dhe nuk pamë asgjë duke u ndarë!

Ebu Hurejre ju tha: A askënd nuk e patë në xhami?

Ata thanë: Po, gjithsesi! Disa i pamë duke u falur, disa duke lexuar Kur’an dhe disa duke mësuar për çështjet e hallallit dhe haramit.

Ebu Hurejre radijAllahu anhu ju tha: Ajo është trashëgimia e Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem!”

(Sahih Tergib ue Terhib, shejh Albani)

facebook

You may also like...