Si ishin të parët tanë.Historia e Umer ibn Abdul-Aziz

Kur Umer Ibn Abdul-Aziz vdiq, njerëzit e ditur erdhën tek gruaja e tij për të shprehur keqardhje dhe të thonë se çfarë fatkeqësie e madhe kishte goditur njerëzit e Islamit me vdekjen e tij. Dhe ata i thanë asaj:”Na fol për të, se njeriun më së miri e njeh gruaja e tij”.

Dhe ajo tha:”Vërtet, ai nuk falej e as nuk agjëronte më shumë se të tjerët nga ju, por nuk kam parë një rob të Allahut që kishte frikë Allahun më shumë sesa Umeri.
Ai ia kushtoi trupin dhe shpirtin e tij popullit. Tërë ditën ai ulej dhe kujdesej për çështjet e tyre, dhe kur vinte nata ai ngrihej ndenjur kurse puna ngelte. Një natë, kur kishte kryer gjithçka, ai kërkoi llambën e tij për të cilën blinte vaj nga paratë e tij dhe fali dy rekate.
Pastaj ai u ul në këmbët e mbledhura të tij, me mjekrrën në duart e tij, dhe lotët i rrodhën poshtë faqeve të tij. Dhe kjo nuk pushoi deri në agim, kur ai u ngrit për të agjëruar.

I thashë atij:”O udhëheqës i besimtarëve, çfarë të bezdisi në këtë natë ?’ Ai tha:’Po. Pashë se si isha preokupuar ndërsa po qeverisja çështjet e komunitetit, të gjitha delet e bardha dhe të zeza të tij, dhe m’u kujtua i huaji, lypësi, i humburi, i varfëri dhe nevojtari, dhe të burgosurit e zënë robër, dhe të gjithë si këta në këndet më të largëta të botës.
Dhe kuptova se Zoti, më i larti, do të më pyes lidhur me të gjithë këta, dhe se Muhamedi do të dëshmojë për ta, dhe pata frikë se s’do të gjej ndonjë arsyetim kur të jem tek Zoti dhe s’do të gjej mbrojtje tek Muhamedi’.

Dhe edhe kur Umeri ishte me mua në shtrat, ku njeriu zakonisht gjen kënaqësi me gruan e vet, nëse përkujtonte disa çështje të Zotit [popullit], ai përmbysej sikur zogu që bie në ujë. Pastaj të qarët e tij ngrihej [në zë] derisa ia hidhja një batanije në shenjë dhembshurie ndaj tij. ‘Pasha Allahun’, thoshte ai, ‘Si do të doja që mes meje dhe kësaj pozite [të udhëheqësit] të kishte një largësi sa mes Lindjes dhe Perëndimit!”

You may also like...