Historia e Umerit me dëshmuesin

Nje njeri erdhi me deshmi tek Umeri – radijallahu anhu -, por Umeri nuk ia pranoi, sepse nuk e njihte ate dhe i tha:
Une nuk te njoh ty dhe ky fakt nuk te demton, por eja me dikend qe te njeh. Dikush qe ishte prezent tha: Une e njoh ate.
Umeri tha: Si e njeh ate?
Ai tha: E njoh si te mire dhe te drejte.
Umeri tha: A eshte ai fqinji yt te cilen e sheh kur hyn dhe del nga banesa e tij, naten dhe diten?
Tha: Jo.
Umeri tha: A ke pasur ndonjehere me te marredhenie dinari dhe dirhemi, nga ku mund te dallosh devocionin e tij?
Tha: Jo.
Umeri tha: A ke udhetuar ndonjehere se bashku me te, nga ku mund te dallosh moralet e tij gjate udhetimit?
Tha: Jo. Umeri tha: Atehere, ti nuk e njeh fare ate, pastaj iu drejtua deshmitarit: Sill nje njeri qe te njeh mire ty.

Percolli El-Bejhakiu dhe e saktesoi Alabani ne “ Muhtesar el-irua”, nr. 2637.

You may also like...