Xhindi që donte të ndalonte Profetin alejhi selam kur po falte namaz

Ebu Hurejra -radijAllahu anhu, tregon se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka rrëfyer:

“Mbrëmë një lfrit (xhind rebel) nga xhindët më erdhi dhe donte të më ndërpriste namazin, por Allahu ma bëri të mundur që ta mposht atë, saqë desha ta lidh pas ndonjë shtylle të xhamisë që ju të mund ta shihnit atë të gjithë në mëngjes, por kujtova duanë e vëllait tim (Pejgamberit) Sulejman:

“Zoti im! Më fal mua dhe më dhuro mua mbretërinë të atillë që të mos e ketë asnjë pas meje.” (Kuran, 38:35).

Buhariu

You may also like...