Vrasja e njeriut është mëkat i madh!

Allahu i Madhëruar ka thënë: “Kush e vret një besimtar me qëllim, dënimi i tij është Xhehenemi, në të cilin do të qëndrojë përgjithmonë. Allahu është zemëruar me të, e ka mallkuar dhe i ka përgatitur një dënim të madh.” (Nisa, 93)

Në një ajet tjetër ka thënë: “Edhe ata që, pos Allahut, nuk adhurojnë zot tjetër, nuk vrasin njeri, gjë që Allahu e ka ndaluar, përveçse me të drejtë dhe që nuk bëjnë imoralitet. E kush i bën këto, do të marrë gjynahe. Ndëshkimi do t’i dyfishohet në Diten e Kijametit dhe ai do të qëndroj në këtë fatkeqësi i poshtëruar. Përveç atij që pendohet dhe bën vepra të mira…” (Furkan, 68 – 70)

Në një ajet tjetër ka thënë: “Kush vret një njeri (pa të drejtë) pa mbytur ai ndonjë tjetër dhe pa bërë ai ndonjë shkatërrim në tokë, konsiderohet si t’i kishte mbytur të gjithë njerëzit…” (Maide, 32)

I Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Largojuni shtatë mëkateve shkatërruese! …” dhe ka përmendur vrasjen e njeriut që Allahu e ka ndaluar.

Kur është pyetur Profeti, salallahu alejhi ue selem, cili mëkat është më i madh, ka thënë: T’i bësh Allahut rival duke e ditur se Ai të ka krijuar. Përsëri pyetën, pas kësaj, cili? Ai tha: Ta mbysesh fëmijën tënd prej frikes se mos po ushqehet me ty. Pastaj cili? – pyetën përsëri. Ai tha: Të bësh imoralitet me bashkëshorten e komshiut”. (Buhariu, Muslimi)

Po ashtu ka thënë: “Gjëja e parë për të cilën gjykohet (në Ditën e Gjykimit) mes njerëzve janë gjaqet”. (Buhariu 6864, Muslimi 1304, Nesaiu)

Profeti, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Mëkatet më të mëdha janë: T’i përshkruash Allahut shok, të vrasësh një njeri, mosrespektimi i prindërve, …”. (Buhariu 6675, Ahmedi 201)

Ka thënë Profeti alejhi selam: “Ç’do herë që vritet dikush padrejtësisht, biri i parë i Ademit ka pjesë në atë gjak sepse ai është i pari që shpiku vrasjen.” Muttefekun alejhi.

Ibën Amër transmeton se i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Kush e ka vrarë muahidin (zotuesin, jomuslimani që jeton i lirë në shtetin islam dhe paguan tatimin), nuk do ta ndiej aromën e Xhenetit, e cila ndihet dyzet vjet larg.” Buhariu dhe Nesaiu.

Po ashtu thotë Profeti paqja e Zoti qoftë mbi të: “Çdo mëkat ka shpresë që ta fal Allahu, përveç njeriut qe vdes kafir (jobesimtar), apo njeriut që vret besimtarin me qëllim”. Transmeton Nesaiu

“Mëkatet e mëdha” Imam Dhehebiu

You may also like...