Uji i mirësive të mëdha

Uji i Zemzemit

ProfetiMuhamed (alejhi selam) ka thënë:

“Uji më i mire në sipërfaqen e tokës është uji i Zemzemit. Në të ka ushqim për të uriturin dhe shërim për të sëmurin.”

Gjithashtu ka thënë:

“Uji i Zemzemit shërben për arsyen e pirjes së tij.”

Shpjegimi i Hadithit

Xhibrili (alejhiselam) bëri  ujin e Zemzemit të rrjedhë me lejen e Allahut, si nder ndaj Ismailit dhe nënës së tij pasi Profeti Ibrahim i la ata të dy vetëm në shkretëtirë, në një tokë të shkretë afër vendit ku u ndërtua Qabja.
E trembur nga shkretëtira që shihte përreth pyeti burrin e saj: “Te kush po na dorëzon?”
Ai tha: “Te Allahu”.
Ajo tha: “Tek Ai kam besim. Të urdhëroi Ai (Allahu) që ta bësh këtë?”.
Ai u përgjigj: “Po”.
Mbasi u largua, ai (Ibrahimi) e luti  Allahun, e Lartëmadhërishëm që ti furnizojë ata me shoqëri dhe ushqim për mbijetesë. E ëma e Ismailit tha: “Allahu kurrë nuk do të na braktisë.”

Si shpërblim i besimit të saj të lartë, Allahu bëri Ujin e Zemzemit të rrjedhë i cili gjendet edhe sot në ditët tona. I mahnitshëm është fakti se si Uji i Zemzemit ka vazhduar të rrjedhë për më shumë se 3000 vjet, pavarësisht gërmimeve dhe punimeve të cilat janë bërë rreth e përqark tij.
Kjo është një mrekulli e cila tregon për pozitën e lartë të Profetit Ibrahim, birit të tij Ismail i cili e ndihmoi atë në ndërtimin e Qabes.

Përcillet nga Aishja se ajo sa here që kthehej nga Meka për në Medine merrte nga Uji i Zemzemit po ashtu Profeti (alejhiselam) në mënyrë që t’ua jepnin të sëmurëve dhe me lejen e Allahut të shëroheshin.
Ibn Kajjim thotë në librin e tij  “Zad Al ma’ad” :
“Kemi hasur ne gjarje të mrekullueshme me Ujin e Zemzemit. Kemi pirë nga ai dhe jemi shëruar nga shumë sëmundje të ndryshme. Kam pare gjithashtu shumë njerëz të cilët kanë mbijetuar vetëm duke pirë nga uji i Zemzemit për më shumë se 15 ditë dhe se nuk kanë ndjerë uri.”
Pra të gjitha këto që sapo u përmendën më lartë vërtetojnë për hadithin e Profetit Muhamed (alejhi selam)

Në librin e tij “Nail al-Autar” Ash-ShaUkani thotë se hadithi i Profetit nënkupton se do të ketë dobi si në këtë botë dhe në botën tjetër.

Shkencëtarët kanë vërtetuar se Uji i Zemzemit është i veçantë në karakteristikat e tij. Ky ujë është i pasur me minerale të shumta të cilat arrijnë afërsisht 2000 mg për liter, ndërsa disa ujëra të tjerë arrijnë afërsisht 260 mg për litër. Ka minerale të shumta si kalcium, kalium, magnez dhe elementë të cilët luajnë një rol të rëndësishëm në funksionet vitale të qelizës së njeriut, në kurimin e sëmundjeve të ndryshme (p.sh reumatizma) dhe në plotësimin e mineraleve që mungojnë në trupin e njeriut.
Gjithashtu është vërtetuar se nuk janë gjetur mikrobe në ujin e Zemzemit dhe në gurët rrethues të ti jedhe pse këto mikrobe mund të gjenden në çdo tokë tjetër përveç pusit të Zemzemit.

 

Përktheu

  1. Darzeza

You may also like...