Uji detit është i pastërt dhe pastrues

Uji detit është i pastërt dhe pastrues

Transmetohet nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu se ka thënë: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem për ujit e detit ka thënë: “Uji i tij është i pastërt dhe pastrues. Ndërsa e ngordhura e tij është e lejuar.” Hadithin e transmetojnë Ahmedi (403), Ebu Daudi (83), Tirmidhiu (69), Nesaiu (59), Ibën Maxhe (386-387) etj. Hadithin e ka saktësuar shejh Albani në “Sahihul-Xhami” (7048) dhe “Es-Sahihah” (480)

Cfarë përfitohet nga hadithi:

-Uji i detit është i pastërt në vetvete dhe pastrues për të tjerët.

-Lejimi i ngrënies së kafshëve (gjallesave) të ngordhura të detit.

-Shtimi në dhënien e përgjigjes ndaj pyetjes së pyetësit. Nëse ai që jep përgjigjen mendon se pyetësi nuk e di këtë gjykim fetar dhe është i nevojshëm për të.

“Tuhfetul-Kiram Sherh Bulug el-Meram”

Përktheu: Unejs Sheme

You may also like...