Tri betimet e Profetit alejhi selam

Tri betimet e Profetit tonë.

Ebu Kebsheh el Enmarij thotë: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – të thotë:

“Për tri gjëra betohem dhe do t’iu them një hadith (fjalë) prandaj mbajeni mend atë:
1.Nuk pakësohet pasuria e ndonjë robi nga lëmosha.
2.Nuk i bëhet padrejtësi ndonjë robi dhe ai të bëjë durim ndaj saj veçse Allahu do t’ia shtojë krenarinë.
3.Nuk ia hap vetes ndonjë rob derën e lypjes veçse Allahu do t’ia hapë atij derën e varfërisë!…”

Transmeton Ahmedi dhe Tirmidhiu (dhe shprehja është e tija) dhe ka thënë: Hadith i mirë, i saktë. Shiko “Sahihut terghib uet terhib” (14).
“El meusuatul fikhijetul mujesserah” 11/3.

Emin Bilali

You may also like...