Me të vërtetë besimtarët janë vëllezër

Me të vërtetë besimtarët janë vëllezër

Transmetohet Ebu Hamzah Enes bin Malik -shërbëtori i Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem- nga Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem se ka thënë: “Askush prej jush nuk e ka besimin e plotë derisa të dëshirojë për vëllanë e tij atë që dëshiron për vete.” Hadithin e transmeton Buhariu (13) dhe Muslimi (45) (71)

Shejh Salih el-Feuzani (Allahu e ruajttë!): Fjala e tij: “Transmetohet Ebu Hamzah Enes bin Malik -shërbëtori i Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem-” Enes bin Malik el-Ensarij, shërbëtori i Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Kur Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem erdhi në Medine, babai i tij Malik Ebu Enes u largua nga Medina, sepse ai e urrente të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Prandaj u largua për në Sham dhe vdiq atje si jobesimtar, ndërsa Enesi ka qenë i vogël në këtë kohë.

Nëna e tij shkoi te i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe tha: Ky është Enesi dhe do të shërbejë ty.

Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem e pranoi atë dhe e edukoi dhe bëri lutje për të duke thënë: “O Allah! Shtoje pasurinë dhe fëmijët e tij e begatojë atë në atë që i jep!” Buhariu (19982, 6334 dhe 6344) dhe Muslimi (2480-2481)

Kështu ai (Enesi) i shërbeu Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. I ka shërbyer dhjetë vite që në momentin kur ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem erdhi në Medine derisa vdiq. Dhe me këtë (shërbim ndaj Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ai përfitoi mirësia të shumta dhe u edukua nga dora e Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.

Fjala e tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Askush prej jush nuk e ka besimin e plotë” pra, nuk plotësohet besimi i tij. E nuk do të thotë se s’ ka besim aspak. Shih “Kitabul-Ijman el-Kebir” te “Mexhmul-Fetaua” (7/257-258)

Fjala e tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “derisa të dëshirojë për vëllanë e tij atë që dëshiron për vete” d.m.th. ai që s’dëshiron për vëllanë e tij atë që dëshiron për veten e tij, besimi i tij është i mangët.

Nuk është për qëllim këtu vëllai nga gjaku. Por me “vëllanë e tij” është për qëllim çdo musliman, sepse besimtarët jan ëvëllezër.

“Me të vërtetë besimtarët janë vëllezër.” El-Huxhurat, 10

“El-Mihneh er-Rabbanijjeh fi Sherh el-Erbeijn en-Neueuijjeh”

Përkthue: Unejs Sheme

You may also like...