Takimi i Profetit Muhamed alejhi selam me xhindët

” I Dërguari i Zotit, Muhamedi alejhi selam njëherë u nis me një grup shokesh të vet për në tregun Ukadh. Në këtë kohë shejtanëve -xhindëve u është ndaluar të marrin nga lajmet e qiellit dhe janë kthyer mbrapsht për shkak të goditjeve me shkëndija zjarri.
Ata i thanë njëri- tjetrit: ‘ Pse jemi ndaluar nga lajmet e qiellit dhe goditemi me shkëndija?! ( Imadhi i tyre ) Tha: Kjo pengesë për ne do të jetë për shkak të ndonjë ngjarje të rëndësishme!.
Ecni nëpër lindje e perendim të tokës dhe shikoni se çfarë ka ndodhur!
Ata u nisën dhe shëtitën të gjithe botën për të gjetur shkakun pse u është ndërprerë lidhja midis tyre dhe lajmeve të qiellit.
Xhindët qe ishin nisur nga Tuhamja u takuan me të Dërguarin e Allahut tek nje pemë hurme, i cili po falte namazin e sabahut dhe kur ata dëgjuan leximin e Kuranit me vëmendje, e kuptuan dhe thanë se ky është shkaku për të cilin ne jemi ndaluar nga dëgjimi i lajmeve të qiellit dhe menjëherë u kthyen tek populli i tyre duke u thënë: “ O populli ynë, ne kemi dëgjuar një Kuran që të mahnit, udhëzon në të vërtetën, prandaj ne i besuam atij dhe Zotit tonë, e kurrë më nuk do t’i shoqërojme askënd! ”

Buhariu

You may also like...