Si ulej dhe mbështetej Pejgamberi alejhi selam?

Pejgamberi ulej në tokë, në rrogoz ose në ndonjë shtrojë. Kajla Bintu Mahreme thotë: “Shkova njëherë tek i Dërguari i Allahut, dhe e gjeta të ulur me të ndenjurat në tokë, kofshat ngjitur me barku dhe kërcinjtë shtrënguar me duart (kurfusa).[1]” Pastaj thotë: “Kur e pashë të Dërguarin e Allahut aq të të përulur e të thjeshtë në formën e ndenjes, më kapën dridhmat prej frikës.”

Kur shkoi Adij Ibn Hatimi ta takonte, Pejgamberi e ftoi në shtëpinë e vet. Shërbëtorja e shtëpisë i hodhi një jastëk për t`u ulur, por Pejgamberi e vendosi jastëkun midis tij dhe Adijit, dhe vetë u ul përtokë. Adiju thotë: “Atëherë e kuptova që nuk ishte mbret.”

Ndonjëherë shtrihej me shpinën në tokë, duke vendosur njërën këmbë mbi tjetrën. Mbështetej në jastëk, ndonjëherë në krahun e majtë e ndonjëherë në krahun e djathtë. Kur ngrihej të dilte, mbështetej te ndonjë nga shokët e tij, nga pamundësia.

SHKEPUTUR NGA LIBRI “ZAD EL MEAD”
AUTOR IBN KAJIM EL XHEUZIJE.
[1] Një formë tjetër e kësaj ulje është kështu: Të ulesh me gjunjët në tokë, barkun bashkuar me kofshat dhe duart nën sjetulla. Hadithin e shënon Ebu Daudi dhe Tirmidhiu.

You may also like...