Si u soll Profeti alejhi selam me gruan që qante tek varri?

Percillet nga Enes bin Malik se Profeti alejhi selam iu afrua nje gruaje qe po qante prane nje varri dhe i tha asaj: ” Frikesoju Zotit dhe bej durim!” Ajo pa e njohur kush ishte iu pergjigj: ” Largohu nga une se ty nuk te ka ndodhur ajo qe me ka ndodhur mua!” Profeti alejhi selam pas ketyre fjaleve u largua nga ajo. Kur te pranishmit e njoftuan se personi qe e keshilloi ishte vete Profeti alejhi selam, ajo nxitoi drejt shtepise se tij per tu shfajesuar dhe nuk gjeti rojtare tek dera, por Profeti alejhi selam i tha: ” Durimi i vertete eshte qe ne momentet e para.”

(Muslimi)

Dobite e hadithit:
1. Dhembshuria e Profetit alejhi selam, me keshillen qe i dha gruas.

2. Korigjimi i gabimit – promovimi i te mires dhe ndalimit nga e keqja – te gruas nga Profeti alejhi selam, e cila po qante pertej kufijve te lejuar.

3. Mosreagimi i Profetit alejhi selam pas fjaleve te pahijshme te gruas tregon se ai asnjehere nuk hakmerrej per vetveten, por vetem kur cenoheshin kufijte e Allahut.

4. Profeti alejhi selam e justifikoi dhe toleroi gruan per shkak te gjendjes se renduar emocionale te saj.

5. Gruaja iu pergjigj ne ate menyre Profetit alejhi selam, sepse nuk e njohu ate dhe kjo tregon se gabimet qe kryhen nga padituria duhet te tolerohen dhe i padituri te mesohet.

6. Fakti qe gruaja nuk e njohu Profetin alejhi selam tregon thjeshtesine e tij ne veshje, duke mos u dalluar nga sahabet e tjere.

7. Durimi i vertete eshte qe ne momentet e para te veshtiresise, sepse durimi me pas mund te jete thjesht dorezim apo pamundesi e njeriut per te ndryshuar situaten.

You may also like...