Si te falen mekatet si diten qe te ka lindur nena?

Amër bin Abese -radijAllahu anhu- transmeton se i dërguari i Allahut -sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë:
“Çdonjërit prej jush që merr abdest dhe shpëlan gojën dhe hundën, gjynahet e fytyrës së tij do t’i dalin nga goja dhe nga hunda.

Dhe kur e lan fytyrën e tij siç ka urdhëruar Allahu, gjynahet e fytyrës së tij do t’i dalin me ujin nga skajet e mjekrës së tij. Kur i lan duart e tij deri në bërryla, mëkatet e duarve do t’i dalin me ujin përmes gishtërinjve të tij. Kur fërkon kokën e vet, mëkatet e kokës do t’i dalin me ujin përmes flokëve. E kur lan këmbët e tij deri në nyje, mëkatet e këmbëve do t’i dalin me ujin përmes gishtërinjve të këmbëve.

Pastaj, nëse pas kësaj falet, e falënderon Allahun dhe qëndron në namaz duke e falënderuar atë, ja shpreh madhërinë ashtu siç e meriton Ai dhe i dorëzohet Atij tërësisht, do të mbetet pa mëkate, si ditën që e ka lindur nëna.”

[Muslimi] :books:

You may also like...