Si të falen mëkatet e kaluara?

Transmetohet nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu se: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kur imami thotë “semiAllahu limen hamideh” thoni: Allahumme rabena lekel hamd, sepse kujt i përputhet fjala e tij me fjalën e engjëjve, i falen atij mëkatet e kaluara.” Në një transmetim tjetër: “Thoni: Rabbena ue lekel hamd.” E transmeton Buhariu dhe Muslimi

Shejh Ali el-Hadadij (Allahu e ruajttë!): Prej dobive që përftohen nga hadithit:

  1. Kur namazliu të ngrihet nga rukuja, ai e ngre kokën duke thënë: “semiAllahu limen hamideh” qoftë ai imam apo kur falet i vetëm. Kuptimi i fjalës “semiAllahu limen hamideh” d.m.th. Allahu i përgjigjet lutjes së atij që e falënderon Atë. Nëse personi është xhemat nuk duhet të thotë “semiAllahu limen hamideh”, por thotë vetëm: “rabena ue lekel hamd”.
  1. Lejohet gjithashtu për imamin dhe personin që falet i vetëm të thonë “Rabena ue lekel hamd[1] siç transmetohet në “Koleksionin e haditheve autentike” të Muslimit. Transmetohet nga Ibën Ebi Eufa se ka thënë: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem kur e ngrinte shpinën e tij prej rukusë thoshte: “SemiAllahu limen hamideh. Allahumme rabena lekel-hamd, mil’es-semauati ue mil’el-ardi ue mil’e ma shi’te min shej’in bead”. Pra, bashkoi mes atyre të dyjave (lutjeve) alejhis salatu ue sel-lam.
  1. Ky dhikër ka dhe forma të tjera. Prej tyre: “rabena lekel hamd”, “rabena ue lekel hamd”, “Allahumme rabena lekel hamd”. Secilën nga këto që thotë personi, ajo është e saktë. E nëse shton siç ka ardhur në disa hadithe autentike si p.sh. thënia: “rabena ue lekel hamd Hamden kethiran tajiben mubaraken fih” ose “Allahume rabena lekel hamd mil’es-semavati ue mil’el-ardi ue mil’e ma bejnehuma ue mil’e ma shi’te min shej’in bead, ehle eth-thenai uel-mexhd, la mania lima eatajte, ue la mu’tie lima meneate, ue la jenfeu dhel-xhedi minkel-xhed – O Zoti im, Ty të takojnë falënderimet sa gjerësia e qiellit dhe e tokës, dhe sa gjerësia e çdo gjëje tjetër që Ti dëshiron. Ty të takon lavdia (krenaria) dhe lavdërimi. Askush nuk mund ta pengoj atë që jep Ti dhe askush nuk mund ta japë atë që Ti e pengon, as nuk bën dobi ai që ka pushtet dhe pasuri. Pasuria dhe pushteti janë vetëm prej Teje.” E ka nxjerr Muslimi nga Ibën Abasi radijAllahu anhu.
  1. Gjerësia dhe madhështia e mirësisë së Allahut të Madhëruar, i Cili e ka lidhur faljen e mëkateve me një vepër të vogël, të lehtë e cila nuk kërkon mund. Saqë nëse fjala e personit “rabena ue lekel hamd” përputhet me fjalën e engjëjve, Allahu ia fal atij mëkatet e e kaluara.

Përktheu: Unejs Sheme

[1] Pasi kanë thënë “semiAllahu limen hamideh”.

You may also like...