Si merrte abdesi i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem

Transmetohet nga Humrani robi i liruar i Uthmanit radijAllahu anhu se: “Uthmani kërkoi ujë për abdes. Pastaj hodhi ujë nga ena në dy duart e tij dhe i lau ato tri herë. Pastaj futi ujë në gojë e në hundë, pastaj lau fytyrën tri herë dhe krahët deri në bërryla tri herë. Pastaj i dha mes’h (me dorë të lagur) kokës së tij dhe lau këmbët deri te zogthi nga tri herë, pastaj tha: Kështu e kam parë të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem të marrë abdes si mora unë.”[1] E transmeton Buhariu (164, 159, 160, 1934, 6433), Muslimi (226), Ebu Daudi (106, 107 -110) dhe Nesai (1/64-65).

Shejh Salih el-Feuzani (Allahu e ruajttë!): Ky hadith tregon për disa çështje madhore gjatë abdesit:

E para: Është e pëlqyeshme larja e duarve para fillimit të abdesit. Kjo është prej suneteve në të drejtën e atij që nuk është ngritur nga gjumi natës (ndërsa ai që ngrihet nga gjumi e ka detyrë larjen e tyre).

E dyta: Hadithi tregon se është e pëlqyeshme larja nga tri herë e fytyrës, duarve dhe këmbëve.

E treta: Hadithi tregon se dhënia mes’h kokës bëhet një herë të vetme. Fillohet me pjesën e përparme të saj, pastaj shkon deri pjesa e fundit e flokës (aty ku fillon qafa)  dhe pastaj i kthen duart aty ku dhe filloi mes’hin (në pjesën e përparme të kokës)

E katërta: Hadithi tregon se është detyrë (vaxhib) dhënia mes’h veshëve. Pjesëve të jashtme dhe brendshmëve të tyre. Dhe se veshët bëjnë pjesë (futen) në dhënien mes’h kokës.

E pesta: Hadithi tregon se është detyrë rradhitja gjatë abdesit. Së pari fillon me larjen e fytyrës, pastaj lahen duart deri te bërrylat, pastaj me dhënien mes’h kokës dhe pastaj larja e këmbëve. Ngase Allahu Lartësuar në këtë formë e ka përmendur abdesin. “O besimtarë! Kur të ngriheni për të falur namaz,[2] lani fytyrën dhe duart deri në bërryla, fërkoni kokën me dorë të lagët dhe lani këmbët deri në nyje.[3]” Dhe se Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem kështu ka marr abdes siç e transmeton Uthmani radijAllahu anhu dhe të tjerët.

Shkëputur me disa shkurtime nga “Tes’hilul ilmam bifik’hil ehadith min bulug el-meram” vëll. 1

Përktheu: Unejs Sheme

[1] Hadithi vazhdon: dhe pastaj tha: “Kush merr abdes kështu siç mora unë, pastaj fal dy rekate në të cilat nuk flet me vete (por përqendrohet në namaz), atij i falen të gjitha gjynahet që ka bërë më parë.”

[2] Kur të ngriheni për të falur namaz, qoftë të detyrueshëm (pesë namazet e ditës dhe natës), vullnetar apo namazin e xhenazes, duke qenë se nuk e keni pastërtinë e vogël (abdesin) por keni vetëm të madhen (guslin), atëherë merrni abdes në mënyrën e përshkruar në vijim të ajetit.

[3] Ajeti rendit pjesët e trupit që duhen larë gjatë pastrimit të posaçëm (abdes) për të falur namaz, kurse tradita profetike sqaron në hollësi mënyrën e marrjes së abdesit, duke filluar me larjen e duarve së pari, pastaj me shpëlarjen e gojës dhe të hundës, të cilat përfshihen në fytyrë, pastaj me larjen e fytyrës, pastaj me larjen e parakrahëve deri në bërryla duke filluar me të djathtin, të gjitha këto duke i larë nga tre herë. Pastaj fërkon kokën me njërën ose me të dyja duart e lagëta dhe në fund lan këmbët deri në kyçe duke filluar me larjen e këmbës së djathtë pastaj të së majtës.

You may also like...