Si e këshilloi profeti alejhi selam Ibn Abasin

Nga Ebu’l Abbas Abdullah ibn Abbasi, radijall-llahu anhuma, transmetohet se ka thënë:
“Një ditë kam qenë pas të Dërguarit të All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dhe më tha:
‘O djalosh, do t’i mësoj disa fjalë: Kije ndërmend All-llahun, All-llahu do të ruajë ty.
Kije ndërmend All-llahun, All-llahun do ta gjejshë para teje.
Kur të kërkosh, kërko prej All-llahut.
Nëse kërkon ndihmë, kërko prej All-llahut.
Dije, sikur tërë populli të tubohej që të të ndihmojë në diç, nuk do të të ndihmonin, përveç atë çka të ka caktuar All-llahu.
E nëse do të tuboheshin që në diç të të bëjnë dëm, nuk do të të dëmtonin, përveç në atë çka All-llahu tash më të ka caktuar.
Janë ngritur lartë pendat dhe janë tharë faqet (çdo gjë është caktuar dhe mbaruar)’.”
(Tirmidhiu, i cili thotë: hadithi hasen sahih)

Në transmetimet tjera, përveç të Tirmidhiut, qëndron:
“Kije ndërmend All-llahun, do ta gjejsh para vetes.
Njihe All-llahun (kur je) në bollëk, All-llahu do të njeh ty në vështirësi.
Dhe dije, ajo që nuk të ka goditur, as që ka mundur të të godasë, kurse ajo që të ka goditur, nuk ka mundur të mos të godasë.
Dije se vërtet ndihma është me durimin, gëzimi me dëshpërimin, kurse në çdo vështirësi ka lehtësi.”

You may also like...