Si do te hyjë në Xhenet ai që ka tre vajza?

Transmetohet nga Xhabiri, radijAllahu anhu, se i dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thënë:

” Kush i posedon tre vajza dhe është i butë ndaj tyre, i furnizon ato, i edukon ato dhe i marton ato, do t’i bëhet atij obligim hyrja në Xhenet.
E pyetën njerzit; O i dërguar i Allahut! E nëse i ka dikush vetëm dy vajza?
Pejgamberi alejhi selam, tha: Po, kjo vlen edhe për atë i cili posedon vetëm dy vajza.
Disa njerëz thanë; Sigurisht se po ta pyesnim edhe për atë që posedon vetëm një vajzë, i dërguari i Allahut do të thonte, se kjo gjë vlen edhe për atë i cili posedon edhe vetëm një vajzë.”

Ahmedi më zingjir të mirë të transmetimit
Bezari, Taberani në: mu’xhemul Eusat.
Hakimi thotë se hadithi është sahih.
Albani thotë se hadithi është sahih ligajrihi

You may also like...