Shpërblimi i Dhikrit (përmendjes së Allahut)

Shpërblimi i Dhikrit (përmendjes së Allahut)

Muadh ibën Xhebel (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) transmeton, se i Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) thotë: “A t’ju njoftoj për punët tuaja më të mira dhe më të pastra tek Sunduesi juaj, që ju ngrenë më lartë në grada, që janë më mirë për ju se shpenzimi i të hollave dhe argjendit dhe nga takimi me armikun tuaj, ku do godasin qafët tuaja dhe do godisni qafët e tyre?” I thanë: Po, patjetër o i Dërguar i Allahut! Tha: ”Dhikri i Allahut të Lartmadhëruar.”(E transmeton Ahmedi, Tirmidhiu dhe ibën Maxheh me zinxhir transmetimi të saktë.)

Gjithaashtu ka ardhur në një hadith të saktë dhe të gjatë, nga Harith El-Esh’arij, se pejgamberi (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Ju urdhëroj juve që ta përmendni Allahun e Lartësuar! Se shembulli i kësaj është si shembulli i atij njeriu që e ndjek armiku nga pas me shpejtësi, derisa hyn në një kështjellë të fortifikuar, dhe kështu mbron veten e tij nga armiku. Po kështu, edhe robi nuk e mbron vetveten nga shejtani , vetëm se me Dhikrin (përmendjen) e Allahut.” (Transmeton Imam Ahmedi dhe Tirmidhiu,)

You may also like...