Shlyerëset e gjynaheve

Nga Ebu Hurejra -Allahu qoftë i kënaqur prej tij- transmetohet se ka thënë: Ka thënë i Dërguari i Allahut -paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të-: Pesë namazet, xhumaja deri në xhuma dhe Ramazani deri në Ramazan, janë shlyerëse të gjynaheve që janë bërë mes tyre, për aq kohë sa (muslimani) është larguar nga gjynahet e mëdha.” (Transmeton Muslimi)

Ky hadith tregon për madhështinë e bujarisë së Allahut dhe mirësisë së Tij duke i privilegjuar këto tre adhurime madhështore dhe se ato kanë një pozitë të lartë tek Allahu dhe dobitë e tyre nuk numërohen e as llogariten.

Prej dobive të tyre janë se: Allahu i ka bërë ato plotësuese të fesë së njeriut dhe islamit të tij dhe se ato e zhvillojnë (e rrisin) besimin dhe e ujisin pemën e tij. Sepse Allahu -i Lartësuar- e mbolli pemën e besimit në zemrat e besimtarëve në varësi të besimit të tyre dhe bëri detyrë -me mirësinë dhe bujarinë e Tij- disa vepra të detyruara apo sunete (vullnetare) të cilat e ujisin këtë pemë dhe e zhvillojnë atë dhe largojnë prej saj të metat, derisa të plotësohet dhe të japë frytet e saj në çdo kohë me lejen e Zotit të saj.

Dijetari Abdurrahman ibn Nasir es-Sa’dij (Allahu e mëshiroftë!)

You may also like...