Sa herë që të jesh i mërzitur, apo në hall, mos humb kohë, thuaj këtë lutje profetike që të gjesh zgjidhje,qetësi dhe shpresë :

Sa herë që të jesh i mërzitur, apo në hall, mos humb kohë, thuaj këtë lutje profetike që të gjesh zgjidhje,qetësi dhe shpresë :

O Zoti im!
Unë jam robi Yt, biri i robit Tënd dhe i robëreshës Tënde.
Qënia ime është në dorën Tënde, mbi mua zbatohet vullneti Yt, i drejtë është gjykimi Yt.
Të lutem me çdo emër që të takon Ty, me të cilin e ke emërtuar veten, që e ke shpallur në librin Tënd, apo që ja ke mësuar dikujt prej krijesave të Tua, apo që e ke mbajtur te fshehtë në diturinë Tënde.
Bëje Kuranin pranverë të zemrës sime dhe dritë të gjoksit tim. Me të ma largo brengën dhe mërzinë time!”

Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë:” Kush i thotë këto fjalë, patjetër që Allahu i Lartmadhëruar do t’i japë zgjidhje problemit të Tij dhe pikëllimin do tia kthejë në gëzim “! Shokët e pyetën: A t’i mësojmë këto fjalë? Profeti salallahu alejhi ue selem tha :
“T’i mësojë këto fjalë kushdo që i dëgjon”.

Shuajb Rexha

You may also like...