займы онлайн

Sa do lart të ngjtesh një ditë do të biesh posht

Enes bin Malik thote: Deveja e Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem El Adba, nuk garohej nga asnje deve tjeter. Por nje dite erdhi nje Beduin me nje deve te re, e cila garoi me devene e Profetit dhe ia kaloi asaj. Kjo sikur i rendoi pak shoket e Profetit alejhi selam, nderkohe Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem u tha: “Eshte hak (e vertete, ligj) i Allahut qe sado te ngrihet diçka, do t’i vije koha e te bjere poshte.”

Ne nje version tjeter perseri ne “Sahihun” e Buhariut thuhet: “Vertete eshte hak (ligj, e vertete) per Allahun qe sado te ngrihet diçka prej kesaj dunjaje, te vije koha e te bjere poshte.”

Imam Ibnul Kajim (Allahu e meshirofte!) pas ketyre fjaleve thote: Medito pak ne fjalet e transmetimit te pare “sado te ngrihet diçka” ndersa ne versionin e dyte: “sado te ngrihet diçka prej kesaj dunjaje te vije koha e te bjere poshte” e quajti renien per ate qe ngrihet dhe lartesohet (ne çeshtjet e kesaj bote) dhe jo per ate qe e larteson dhe e ngre Allahu, sepse kur Allahu e larteson dhe krenon robin me bindje ndaj Tij, ai asnjehere nuk mund te bjere poshte.

“El Furusije” fq. 91

Përktheu: Fation Isufi

udhaebesimtareve.com

You may also like...