Ruhuni nga këto pesë dukuri!

Transmetohet se Abdullah Ibn Umer Bin Hatabi ka thënë: “Isha ndër dhjetë muhaxhirët, kur erdhi i Dërguari i Allahut përpara nesh dhe na tha:

“O popull i muhaxhirëve! Lus Allahun që të mos i përjetoni pesë dukuri:

Nuk do bëhet imoralitet i hapur te një popull, e të mos sprovohen me malarie dhe dhimbje, të cilat nuk kanë ekzistuar te të parët e tyre.

Nuk do ta pakësojë një popull kejlin (masën) dhe peshën (kur të shesë), e të mos sprovohet me thatësirë, lodhje e padrejtësinë e pushtetarëve.

Nuk do ta ndalojë dhënien e zekatit një popull, e të mos i ndalohet shiu, dhe, sikur të mos kishin qenë kafshët, nuk do të binte shi.

Nuk do ta prishë marrëveshjen një popull, e të mos i dërgojë Allahu ndonjë sundimtar armik jashtë gjirit të tij.

Kur të parët e tyre nuk do të punojnë me atë që u ka  zbritur Allahu,  Ai do t’u dërgojë të keqen në mesin e tyre.”

“Es-Sunen”e Ibn Maxhes (4019).

You may also like...