Ruaje Allahun dhe Allahu do të ruajë ty!

Përcillet nga Ibn Abas se Profeti alejhi selam ka thënë:
“ Ruaje Allahun dhe Allahu do të ruajë ty! Ruaje Allahun dhe do ta gjesh Atë para teje!
Njihe Allahun në rehati dhe Allahu do të të njohë ty në vështirësi!
Kur të kërkosh kërko vetëm nga Allahu dhe kur të kërkosh ndihmë kërko vetëm nga Allahu!
Dije, se nëse tërë njerëzimi mblidhet të të bëjnë ty dobi, nuk mund të bëjnë përveç aq sa ka caktuar Allahu dhe nëse mblidhen të të bëjnë ty dëm, nuk mund të bëjnë përveç aq sa ka caktuar Allahu! Janë ngritur lapsat dhe janë tharë fletët.”

Tirmidhiu dhe Ahmedi

You may also like...