Pesë porosi të Pejgamberit alejhi selam

Ebu Hurejre (radij Allahu anhu) përcjell se Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) ka thënë:
“Kush është ai që i merr këto fjalë nga unë dhe vepron me to, ua mëson të tjerëve që të veprojnë me to?
” I thashë: “unë o i dërguar i Allahut”, pastaj më mori për dore dhe i numëroi pesë gjëra:
“Ruaju nga haramet do të jesh më ibadetxhiu ndër njerëzit, kënaqu me atë që të ka ndarë Allahu do të jesh më i pasuri ndër njerëzit, sillu mirë me komshiun do të jesh besimtar, dëshiro për njerëzit atë qe dëshiron për vete do të jesh musliman, mos qesh tepër sepse të qeshurit e tepërt e vdes zemrën”

(Saktëson shejh Albani)

You may also like...