5 porosi nga Profeti (alejhi selam)

Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) tregon se i Dërguari i Allahut (alejhi selam) ka thënë: “Kush i pranon prej meje disa fjalë, që të veprojë me to apo ta mësojë atë që do të veprojë me to?”

Ebu Hurejra tha: “Unë o i Dërguari i Allahut.” Atëherë më mori për dore dhe m’i numëroi pesë gjëra:

“Ruaju prej haramit (të ndaluarave) do të jesh njeriu më i devotshëm; bëhu i kënaqur me atë që të ka dhënë Allahu, do të jesh më i pasuri; bëji mirë fqinjit tënd, do të jesh besimtarë; duaju njerëzve atë që ia do vetes, do të jesh musliman dhe mos qesh shumë, sepse të qeshurit e shumtë ta vdes zemrën.”

(Tirmidhiu dhe Ahmedi. Hadithi është hasen).

You may also like...