Përse nuk duhet ta shpresojmë vdekjen?

Përse nuk duhet ta shpresojmë vdekjen?

Nga Xhabir ibn Abdullah përcillet se ka thënë: I Dërguari i Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – ka thënë : “Mos e dëshironi vdekjen, sepse tmerri prej asaj pamje është i madh. Dhe prej lumturisë së robit është që të zgjatet jeta e tij, dhe që Allahu – i Lartmadhëruar – t’i bëjë rizk kthimin tek Ai me pendim”
Transmeton Ahmedi (Ka thënë Mejrek ميرك : “Me zinxhir të mirë”) E transmeton gjithashtu edhe Bejhekiu.

Ka për qëllim çastin e vdekjes dhe vështirësitë e saj, dhe e ka shëmbëllyer njeriun në ato çaste me atë që ka hipur në një mal të lartë dhe shikon prej andej. Ndalimin e kërkimit të vdekjes e ka argumentuar:

Së pari: Me atë se çasti i vdekjes është i vështirë, dhe vdekjen e dëshiron ai që ka pak durim, dhe kur të tillit i vjen vdekja, durimi i tij do të jetë edhe më i pakët, dhe do të shtohen ankesat e tij, dhe kjo është e urryer.
Dhe së dyti: Me arritjen e lumturisë prej jetës së gjatë. Sepse njeriu është krijuar që të fitojë lumturinë e përjetshme, dhe kapitali i tij (pasuria e tij bazë) është jeta e tij. A ke parë ndonjë tregtar të dëshirojë humbjen e kapitalit të tij?! Pastaj me çfarë do të fitojë?!

Kanë thënë gjithashtu: Është për qëllim momenti i shikimit të engjëllit të vdekjes, ose të Munkerit dhe Nekirit (dy engjëjt që pyesin në varr), ose çasti i parjes së Allahut të Lartësuar me cilësinë e zemërimit Ditën e Gjykimit, apo koha e shikimit të çështjeve që vijnë me radhë pas vdekjes, dhe ndoshta kjo (e fundit) është më afër së vërtetës, dhe që përputhet më shumë me këtë rast.”

Në mënyrë të përmbledhur nga “Mirkaatul mefaatiih sherh mishkaatul mesaabiih”/ Kitabul xhenaiz/ Tema: Temennil meut ue dhikruh./ Alij bin Sultan Muhammed el Kaarij.

You may also like...