Nuk do të hyjë me Xhenet ai që bën këto 4 vepra.

Nga Abdullah bin Amër (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmetohet se ka thënë:
I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:
“Nuk do të hyj në xhenet biri i zinasë, as ai i cili vazhdimisht u përkujton të mirat që u ka bërë të tjerëve, as ai që nuk i respekton prindërit dhe as konsumuesi i rregullt i alkoolit.”
E ka transmetuar Ed Darimi në “Sunenin” e tij [vëll.II, f. 112], En Nesaiju vëll.VIII, f. 318 dhe Ahmedi 6879. Shejh El Albani (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “…përmbledhja e të gjithë kësaj është se ky hadith, me grumbullimin e të gjitha rrugëve të tij, nuk bie poshtë vlerësimit të tij si i mirë(hasen).”

Komentimi:

Imam Albani (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë:
“Fjala e të Dërguarit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!): “Nuk do të hyj në xhenet biri i zinasë” nuk duhet kuptuar ashtu siç mund të bjerë ndërmend në pamje të parë, por qëllimi në këtë hadith me fjalën “biri i zinasë” është për atë person në lidhje me të cilin është verifikuar imoraliteti, sa që ky krim i shëmtuar është bërë dominues mbi të, aq sa e meriton t’i përkatësohet atij.
Në gjuhën arabe është e njohur kjo mënyrë e të shprehurit, sa që për personin i cili është tepër i dhënë mbas diçkaje, thuhet: Ky është biri i saj.
Po ashtu, për personin i cili është tepër i dhënë mbas dynjasë (jetës së kësaj bote) thonë: Ai është biri i dynjasë (Ibnud dun’ja), ndërsa udhëtari është quajtur “biri i shtigjeve (Ibnus-sebil)”.
I njëjti shembull është edhe me fjalën biri i kurvërisë, apo djali i kurvërisë; pra, për shkakun që e përmendëm më sipër.

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Nuk do të hyj në xhenet”, e nuk është për qëllim në këtë hadith i linduri si pasojë e kurvërisë…Këtë kuptim e kam përfituar nga fjala e Ebu Xhafer et Tahaui-t (Allahu e mëshiroftë!) gjatë shpjegimit që ai i ka bërë këtij hadithi, e Allahu e di më së miri.””Es Sahihah” vëll.II, f. 283

You may also like...