Njeriut që mori borxh 1000 dinarë nga shoku i tij

Ebu Hurejra përcjell se Profeti [salAllahu alejhi ue selem] ka thënë;
‘’Një burrë nga Beni Israilët u kërkoi disa njerëzve të popullit të tij që ti huanin një mijë dinarë. Njëri prej tyre i tha; ‘’Më sill dëshmitarë, që të dëshmojnë për këtë dhe ai i tha; ‘’Mjafton që Allahu është dëshmitar.’’
Ai përsëri i tha; ‘’Më sill një dorëzanë.’’ Ai ia ktheu; ‘’Mjafton që Allahu të jetë dorëzanë.’’ Ai i tha; ‘’Të vërtetën the.’’ E kështu njeriu ia dha borxhin për një afat të caktuar. Borxhliu udhëtoi në det dhe kreu punët e tij, e më pas filloi të kërkonte anije, që të kthehej tek ai në afatin e caktuar. Ai nuk gjeti anije, prandaj mori një trung druri, e shpoi atë dhe futi brenda një mijë dinarët dhe një letër për të zotin e lekëve. Më pas mbuloi vendin ku kishte futur lekët, u afrua pranë detit dhe tha; ‘’O Zoti im, ti e di shumë mirë, se unë mora hua nga filani një mijë dinarë. Ai më kërkoi dorëzanë, e unë i thashë se mjafton që Allahu të jetë dorëzanë dhe ai e pranoi këtë. Gjithashtu më kërkoi dëshmitarë e unë i thashë; ‘’Mjafton që Allahu është dëshmitar’’ = dhe ai pranoi. Më pas unë shkova për të gjetur një anije që ti dërgoja borxhin që i kisha, por nuk gjeta. Unë po ti lë Ty dinarët në ruajtje, – dhe e hodhi atë në det derisa u zhyt. Më pas, ai u largua dhe filloi të kërkonte përsëri ndonjë mjet lundrimi, që të shkonte në qytetin e tij.
Njeriu që i kishte dhënë borxhin doli të shihte se mos vallë vinte ndonjë anije, që ti sillte pasurinë e tij, kur pranë tij qëndroi druri që mbartte borxhin. Ai e mori atë për të ngrohu familjen dhe kur e coptuan ai gjeti brenda pasurinë e tij dhe letrën. Pas një farë kohe erdhi borxhliu dhe i solli një mijë dinarë të tjerë dhe i tha; ‘’Betohem në Allahun, se gjithmonë jam munduar të gjej ndonjë anije për të sjellë pasurinë tënde, por nuk munda të gjeja para kësaj dite që erdha te ti. Ai i tha; ‘’Allahu e dërgoi tek unë atë që kishe nisur me dru, prandaj kthehu i qetë bashkë me një mijë dinarët.’’ [E përcjell Ahmedi në ‘’Musned’’[2/348-349]

You may also like...