Një nga gjunahet e mëdha

Transmetohet nga Abdullah ibën Amru, radijAllahu anhu, se ka thënë:
Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë:
“Me të vërtetë prej mëkateve të mëdha është kur njeriu i shan prindërit e tij”.
Thanë sahabët:
“O i Dërguar i Allahut a ka njeri i cili i shan prindërit e tij?”
Pejgamberi, alejhi selem, iu përgjigj: “Kur njeriu e shan babën e ndokujt, ai veçse e ka sharë babën e vet(në ato çaste) dhe kur njeriu e shan nënën e ndokujt, ai veçse e ka sharë nënën e vet”.

(Mutefekun alejhi, Buhariu: 5973, Muslimi: 9/146).

You may also like...