Një fjalë e mirë të mbron nga Zjarri!

Një fjalë e mirë të mbron nga Zjarri!

Nga Adij ibn Hatim – Allahu qoftë i kënaqur prej tij – përcillet se ka thënë: I Dërguari i Allahut saus ka thënë:

“Nuk ka ndonjëri prej jush veçse do t’i flasë atij Zoti i tij, nuk mes mes tij dhe Atij përkthyes. Do të hedhë shikimin nga e djathta e tij dhe nuk do të shikojë gjë tjetër veç asaj që ka vepruar, do të hedhë shikimin përpara tij dhe nuk do të shikojë gjë tjetër veç Zjarrit përpara fytyrës së tij. Prandaj ruajuni Zjarrit qoftë edhe me gjysmë hurme, e ai që nuk gjen atëherë me një fjalë të mirë” Muttefekun alejhi.

Dobitë e hadithit:

1.Allahu do të të flasë ty Ditën e Gjykimit.
2.Atë ditë do të shohësh veprat e tua.
3.Atë ditë do të shikosh Zjarrin. (Allahu na ruajtë prej tij)
4.Prej tij largohesh me çdo vepër të mirë, edhe me atë që duket e nënçmuar.
5.Fjala e mirë të ruan nga dënimi.

You may also like...