Medito rreth Kuranit

Ibn Mes’udi, radijAllahu anhu, thotë;
I dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, më tha; Më lexo Kur’an!
I thash; A të lexoj ty Kur’an, kurse ty të ka zbrit Kur’ani!
I dërguari i Allahut, tha; Dëshiroj ta ndëgjoj leximin e Kur’anit nga të tjerët.
Ibn Mes’udi, thotë;
Fillova ta lexoj suren Nisa, derisa arrita tek ajeti Kur’anor;
” Dhe si do të jetë gjendja e atyre (që nuk besuan), kur Ne do të sjelli dëshmitarë për çdo popull, e ty do të sjellim dëshmitarë mbi ata (që nuk besuan)?”
(Nisa; 41)
Më tha, i dërguari i Allahut; Ndal, mjafton! I pash sytë e dërguarit të Allahut, ishin mbushur me lot (lotonin).”

Buhariu dhe Muslimi

I dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, meditoi, u ndikua nga ajetet Kur’anore dhe leximi i Ibn Mes’udit, pas pak iu mbushën syt me lot të dërguarit të Allahut, salallahu alejhi ue selem.

Dr. Mahmud Ibn Abdulxhelil Ruzin
Suad Shabani

You may also like...