Më ka urdhëruar miku im i dashur me shtatë gjëra

Ebu Dherr el-Gifarri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: Më ka urdhëruar miku im i dashur (Profeti, alejhi selam) me shtatë gjëra: “Më ka urdhëruar që t’i dua të varfërit dhe të je mi afërt me ta.

Më ka urdhëruar që të shikoj atë që është poshtë meje, e jo atë që është sipër meje.

Më ka urdhëruar që të mbaj lidhjet farefisnore, edhe nëse ata i shkëpusin.

Më ka urdhëruar që të mos i kërkoj askujt asgjë.

Më ka urdhëruar që ta them gjithmonë të vërtetën, edhe nëse është e hidhur.

Më ka urdhëruar që, për hir të Allahut, të mos i frikësohem qortimit të askujt.

Dhe më ka urdhëruar që sa më shumë të them: ‘La haule ue la kuuete il-la bil-lah’ (Nuk ka fuqi e as ndryshim përveçse me Allahun), ngase kjo është prej thesareve të xhenetit.” (Ahmedi, Taberaniu)

You may also like...