Kush është më i miri i njerëzve?

Kush është më i miri i njerëzve?
Ebu Hurejre transmeton se kur e pyetën Profetin (alejhi selam):
“Kush është më i miri i njerëzve? Ai u përgjigj: “Ai që i frikësohet më shumë Allahut”. Ata që pyetën i thanë:”Nuk donim këtë.”
Profeti (alejhi selam) tha: “Atëherë, më i miri i njerëzve është Profeti i Allahut Jusuf, biri i Profetit të Allahut Jakub,i biri i Profetit të Allahut Is’hak, biri i të dashurit të Allahut, Ibrahimit.”
Ata sërish thanë: “Nuk donim këtë.”
Atëherë Profeti (alejhi selam) i tha: “Po më pyesni për njerëzit e çmuar të arabëve? Njerëzit janë me shtresa, ashtu siç toka ka shtresa floriri dhe argjendi. Ata që kanë qenë më të mirët nga ju në kohën e xhahiljetit (paraislamike), ata janë më të mirët edhe në kohën e Islamit.”

You may also like...