Kush arrin nga namazi një rekat ai e ka arritur namazin.

Transmetohet nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu: Nga Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem se ka thënë: “Kush arrin nga namazi një rekat ai e ka arritur namazin.”

Hadith autentik (524)

Transmeton Buhariu (580), Muslimi (607), Ebu Daudi (1121), Ibën Maxhe (1122), Nesaiu (552-556) dhe “Tuhfeh” (15143).

Ebu Musa Tirmidhiu (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: Ky hadith është hasen sahih dhe punohet me të te shumica e dijetarëve nga shokët e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem etj.

Kanë thënë: “Kush arrin një rekat nga namazi i xhumasë ai fal dhe një rekat tjetër. Dhe kush e arrin imamin ulur (në teshehud) ai fal katër rekate (namazin e drekës).”

Kjo është fjala e Sufjan eth-Theurit, Ibën el-Mubarakut, Shafiut, Ahmedit dhe Is’hakut.

“El-Xhamiul-Kebir Sunenu et-Tirmidhi”

Përktheu: Unejs Sheme

You may also like...