Kur njeriu bën një mëkat, i shfaqet një pikë e zezë në zemër.

Në ‘’El-Musned’’ dhe në ‘’Xhamiu Et-Tirmidhi’’ transmetohet nga Ebu Salihu, nga Ebu Hurejre, se i Dërguari i Allahut [salAllahu alejhi ue selem] ka thënë;

‘’Kur njeriu bën një mëkat, i shfaqet një pikë e zezë në zemër.
Nëse pendohet, i hiqet kjo pikë dhe zemra ndricon.
Nëse vazhdon me mëkate, pikat e zeza shtohen dhe e mbulojnë krejt zemrën, derisa bëhet sic thotë Allahu i Madhëruar;

‘’Jo, nuk është ashtu, por veprat e këqija që bënë, ua mbuluan zemrat.’’[El Mutaffifin;14]

You may also like...