Koha e ndodhisë së Kijametit është afër.

Koha e ndodhisë së Kijametit është afër.

Ajetet kuranore dhe hadithet e sakta tregojnë se Kijameti është afër. Shfaqja e shumicës së Shenjave të Kijametit tregon se ai është afër dhe se ne jemi në ditët e fundit të jetës së kësaj bote. Allahi i Lartësuar thotë:
“Njerëzve u është afruar koha e llogarisë së tyre dhe ata të hutuar në pakujdesi nuk përgatiten fare për të.”(Enbija: 1).
Gjithashtu Allahu i Lartësuar thotë:
“Ai u duket larg atyre, ndërsa neve na duket afër.” (Mearixh; 6,7) dhe:
“Kijameti është afruar dhe hëna u nda më dysh.” (Kamer; 1).
Nga ajetet kuptohet që fundi është afruar dhe është afruar koha, kur njerëzit kanë për tu transferuar në një Banesë tjetër, ku secili prej tyre do të marë atë që meriton; nëse ka punuar mirë do të meritoj të mirën dhe nëse ka punuar keq, ka për të merituar të keqen.
I Dërguari i Allahut (alejhi selam) ka thënë:
“Unë jam dërguar në prag të Kijametit” (Sahih).
Gjithashtu ka thënë: “Unë jam dërguar dhe bashkë me mua vjen edhe Kijameti, i cili për pak sa nuk më parakalojë.”


(Hadithi është i mirë sipas Ibën Haxherit)

You may also like...