Këto janë mëkatet më të mëdha

Transmetohet nga Ebu Bekrate radijAllahu anhu se ka thënë: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “A dëshironi t`ju tregoj për mëkatet më të mëdha?” Këtë e përsëriti tri herë. Thanë (sahabët): Po, o i Dërguari i Allahut. Ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha: “T’i bësh shirk (shok) Allahut dhe mosrespektimi i prindërve.” Pastaj u ulë (ngrit) pasi ishte i shtrirë dhe tha: “Vini re! Fjalët (dëshmia) e rreme.” Vazhdoi duke e persëritur (këtë fjalë) derisa thamë: Ah sikur të kishte heshtur.” Buhariu me nr (2654) dhe Muslimi me nr. (88).

Shejh Ali el-Hadadij (Allahu e ruajttë!) thotë:[1]

Kuptimi i përgjithëshëm i hadithit:

Prej këshillës së Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem për umetin e tij dhe kujdesi ndaj tyre ishte se ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem i paralajmëronte ata nga gjërat që i dëmtonin ashtu siç i urdhëronte ata për gjërat që u bënin dobi. Në këtë hadith Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem e paralajmëron umetin e tij nga mëkatet më të mëdha. Ato janë: “T’i bësh shirk (shok) Allahut”. Pra, të adhurohet dikush tjetër bashkë me Allahun. “mosrespektimi i prindërve”, e cila bëhet duke i kundërshtuar ata dhe duke sjellur keq ndaj tyre. Po ashtu “Fjalët (dëshmia) e rreme.”

Cfarë përfitohet nga hadithi:

  1. Mënyra e mirë e mësimdhënies së Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem shokëve të tij. Ai sal-lAlalhu alejhi ue sel-lem e fillon në formë pyetje në mënyrë që të tërheqë vëmendjen e tyre dhe zemrat e tyre të jenë prezente për fjalë që do u thotë.
  1. Kujdesi i Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem në mësimin e umetit të tij. Duke u mësuar atyre gjërat që i dëmtojnë në mënyrë që t’u largohen.
  1. Mëkatet dallojnë nga njëra-tjetra. Prej tyre ka që janë mëkate të vogla po ashtu ka dhe mëkate të mëdha. Mëkatet e mëdha, gjithashtu, dallojnë nga njëra-tjetra. Prandaj dhe Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha: “mëkatet më të mëdha”.
  1. Shirku është të adhurohet tjetër kush përveç Allahut bashkë me Allahun. Ky është prej mëkateve më të mëdha. Nuk ka asnjë mëkat më të madh sesa shirku, sepse ai e bën të detyrueshëm qëndrimin përjetësisht në zjarrin e xhehenemit. Kush vdes në këtë gjendje, Allahu nuk e fal atë. Allahu na ruajttë! Siç thotë Allahu i Madhëruar: “Vërtet, Allahu nuk fal që t’i bëhet shok Atij, kurse të tjerat përveç kësaj, ia fal kujt të dojë[2].”[3]

Ai (shirku) i asgjëson të gjitha veprat e mira. Allahu Madhëruar thotë: “Por, nëse ata adhurojnë zota të tjerë, do t’u humbë çdo gjë nga ajo që kanë bërë.”[4]

  1. Mosrespktimi i prindërve është prej mëkateve më të mëdha. Për shkak të së keqes së tij të madhe ai është renditur pas shirkut. Ashtu siç respketimi i prindërve ka ardhur pas teuhidit. Siç gjendet në fjalën e Allahut të Madhëruar: “Adhuroni Allahun dhe mos i shoqëroni Atij asgjë, silluni mirë me prindërit.”[5]
  1. Mosrespektimi i prindërve nuk kufizohet vetëm në një aspekt, por ai ka forma të ndryshme. Prej tyre: Kundërshtimi i urdhrave të tyre, përmbushjen e të cilave nuk i ndalon legjislacioni islam, sjellja e keqe ndaj tyre, ngritja e zërit, bojkotimi i tyre dhe mosshpenzimi për ta kur ata kanë nevojë, ndërsa djali (vajza) ka mundësi t’i ndihmojë. Qëllimi i saj është se çdo gjë që i lëndon ata qoftë e pakët apo e shumtë konsiderohet mosrespektim. Allahu na ruajttë!
  1. Cështja madhore e dëshmisë së rreme. Prandaj dhe Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem kur dëshironte të paralajmëronte prej dëmit të saj u ulë, pastaj e përsëriti paralajmërimin ndaj saj disa herë. Ngase me dëshminë e rreme derdhet gjaku i të pafajshmit, njollosen nderet e pastërta, vidhen pasuritë etj., prej të këqijave dhe dëmeve që ndodhin si rezultat i saj në fe dhe jetën e dynjasë.
  1. Rëndësia e madhe që Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem i jep rrezikut të dëshmisë së rreme nuk do të thotë se ajo (dëshmia e rreme) është mëkat më i madh se shirku. Por, ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka dashur që të jenë vigjilentë për rrezikun e madh të saj, sepse ndaj dëshmisë së rrejshme shumë prej njerëzve janë tolerant (dhe e veprojnë atë me qëllim) për të arritur ndonjë dobi për vetet e tyre apo për njerëzit që duan, ose të dëmtojnë dhe lëndojnë atë që urrejnë.

Përktheu: Unejs Sheme

[1] Me disa shkurtime të vogla.

[2] Gjynahet e tjera përveç shirkut (shokvënies Allahut në adhurim, hyjnizim dhe atribute) dhe kufrit (mohimit të Allahut apo të diçkaje të ardhur nga Ai), qofshin ato gjynahe të vogla apo të mëdha, Allahu ia fal kujt të dojë, me shkaqet e ndryshme të faljes si: veprat e mira që fshijnë të këqiat, fatkeqësitë që i vijnë besimtarit në dynja, duaja e besimtarëve për njëri-tjetrin, dhe mbi të gjitha keto, mëshira e Tij të cilën e meritojnë më së shumti besimtarët dhe njësuesit e Tij. Ndryshe nga idhujtari, i cili ia ka mbyllur vetes dyert e mëshirës dhe atij nuki bëjnë dobi punët e tjera të mira përderisa i bën Allahut shok, sepse Allahu nuk fal asnjë gjynah të shoqëruar me shirk, apo nga ai që bën shirk.

[3] En-Nisa, 48

[4] El-Enam, 48

[5] En-Nisa, 36

You may also like...