Ja kush është njeriu i falimentuar

Përcillet nga Ebu Hurjera se i Dërguari i Allahut (alejhi selam) njëherë i pyeti shokët e tij:

“A e dini se kush është i falimentuari?

– I falimentuari tek ne është ai që nuk ka as para e as plaçkë. – i thanë ata.

– I falimentuari nga populli im, është ai që vjen Ditën e Gjykimit me namaz, agjërim dhe zekat (lëmoshë), por ndërkohë ka sharë këtë, e ka akuzuar atë, i ka marrë pasurinë këtij tjetrit, e ka rrahur apo ka vrarë atë tjetrin.

Këtyre njerëzve do t’i jepen si dëmshpërblim nga sevapet e tij, e nëse mbarojnë sevapet e tij para se të shlyejë atë që i takon, do të merren gjynahet e këtyre njerëzve dhe do t’i mbarten atij, e më pas do të flaket në zjarr.”

(Muslimi nr. 2581)

You may also like...