Fjalë nga profeti Muhamed për kohët që jetojmë

Transmetohet nga Ebu Hurejre se i Dërguari i Allahut (alejhi salatu ue selam) ka thënë:
” Keni kujdes nga supozimi, sepse supozimi është gënjeshtra më e madhe, mos hulumtoni gabimet e njëri-tjetrit, mos spiunoni njëri-tjetrin, mos e keni zili njëri-tjetrin, mos ia ktheni shpinën njëri-tjetrit dhe mos e urreni njëri-tjetrin, por bëhuni që të gjithë robër të Allahut, vellezër midis jush, ashtu si ju ka urdhëruar! Muslimani është vëlla i muslimanit, nuk i bën atij padrejtësi, nuk e lë në baltë dhe nuk e nënçmon. Devotshmëria është këtu (duke bere me shenjë në gjoksin e tij).
Njëriut i mjafton e keqja, nëse e nënçmon vëllanë e tij musliman. Çdo musliman për muslimanin i ka të ndaluara: jetën, pasurin dhe nderin.”

(Buhariu dhe Muslimi)

You may also like...