E bëra nga frika Jote o Zoti im!

E bëra nga frika Jote o Zoti im!

Hudhejfa -Allahu qofte i kenaqur me te- tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut -alejhi selem- të thotë:
“Një herë një burrë në shtratin e vdekjes humbi çdo shpresë për të shpëtuar, prandaj u tha njerëzve të tij: ‘Kur të vdes, mblidhni një grumbull të madh me dru dhe ndizeni (për të më djegur mua). Kur zjarri të më djegë mishin, të arrijë kockat e t’i djegë ato, atëherë merrini ato, shtypini e bëjini pluhur. Pastaj prisni ndonjë ditë me erë dhe hidheni atë (pluhurin e kockave) në det.’ Kështu bënë, por Allahu i grumbulloi gjithë thërrmijat e tij dhe e pyeti: Përse e bëre këtë? Ai iu përgjigj: ‘Nga frika Jote.’ Kështu Allahu e fali atë”.

Buhariu

Thone dijetaret se Allahu e fali ate njeri per shkak te paditurise se tij ne fuqine absolute te Allahut dhe kjo falje nuk mund te ndodhe per ate qe dyshon ne cilesite e Zotit duke e ditur persosmerine e tyre.

You may also like...