Dy festat që zbriti Allahu për muslimanët

Transmetohet nga Enesi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ai ka thënë:

“Kur i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) erdhi në Medine, i gjeti banorët e saj të festonin dy festa, në të cilat argëtoheshin dhe dëfrenin në periudhën para-islame (Ato festa kanë qenë dita e nejruzit dhe dita e mehraxhanit- panairit).

Ai u tha atyre: “Unë ju gjeta ju të dëfreni në dy ditë, të cilat i konsideronit festë në kohën e injorancës. Por Allahu ua ka zëvendësuar ato me dy festa më të mira se ato, Fiter Bajramin dhe Kurban Bajramin.”

Hadith i saktë. E ka transmetuar Ahmedi, Ebu Daudi, Nesai etj.

You may also like...