Duaja që bënte Profeti alejhi selam për këtë botë

Percjell Tirmidhiu nga Ibn Umeri – radijallahu anhu – se Profeti – alejhi selam – ka thene: “… Te lutem o Allah, mos e bej dynjane preokupimin tim kryesor!…”

Ne kete hadith te sakte Profeti alejhi selam tregon qe lejohet per muslimanin te preokupohet per ceshtje te dynjase, por jo qe ajo te jete primare dhe permbi ahiretin.

Nisur nga kjo nuk eshte e drejte per muslimanin shqiptar qe bisedat e tij pergjithesisht vertiten rreth papunesise, varferise, korrupsionit, krimit e te tjerave probleme aktuale ne vendin tone, deri ne ate mase sa ky behet shqetesimi i tij kryesor dhe kryefjala e cdo bisede me vellezerit muslimane, nderkohe qe ai sabahun ndoshta se fal me xhemat apo ne orarin e tij, ka vite ne fe dhe akoma nuk di te lexoje Kuranin, apo akoma pyet per ceshtje elementare te abdesit.

Imani i tij eshte shume i lekundur dhe akoma spo gjen stabilitet ne devotshmeri.

Per te tilla ceshtje do te japim llogari tek Allahu, ndersa per shume prej problemeve aktuale nuk kemi mundesine ti ndryshojme tani per tani.

Per te tilla ceshtje duhet te shqetesohemi dhe te preokupohemi, sepse ndryshimi fillon nga vetja.

You may also like...