Duaja e hyrjes dhe daljes nga xhamia

1 – I Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem kur hynte në xhami, e kishte zakon të thoshte:

“Në emër të Allahut. O Allah, dërgo salavate dhe selame mbi Muhamedin.” Kur dilte nga xhamia thoshte: “Në emër të Allahut. O Allah, dërgo salavate dhe selame mbi Muhamedin.”

2 – I Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

“Kur ndonjëri prej jush të futet në xhami, le të përshëndes Profetin salallahu alejhi ue selem, dhe le të thotë: “O Zoti im, m’i hap dyert e mëshirës tënde”. Dhe kur të dal nga xhamia, le të thotë: “O Zoti im, të lutem të më japësh nga të mirat Tua”.

Në një formulim tjetër tek Sahihu i Muslimit, gjithashtu dërgohen edhe salalavate dhe selamet edhe duke dalë nga xhamia.

3 – Profeti salAllahu alejhi ue selem e kishte zakon të thoshte kur hynte në xhami:

“Kërkoje mbrojtje tek Allahu i Madhërishëm, përmes Fytyrës së Tij të ndershme dhe me fuqinë e Tij të përhershme nga shejtani i mallkuar.”

Dhe kishte thënë:

“Nëse ai e thotë këtë lutje, atëherë shejtani thotë: Ai është mbrojtur prej meje edhe për pjesën tjetër të ditës.”

Autor: Shejhul-Islam Ahmed bin Tejmijeh (Allahu e mëshiroftë)
Burimi: Sahihul-Kelimit-Tajjib, fq. 46-47
Verifikoi dhe korrigjoi: Imam Muhamed Nasirudin el-Albani (Allahu e mëshiroftë)

You may also like...