Dënimi i zullumqarëve në Ditën e Gjykimit

ZULLUMI, KY MËKAT I SHËMTUAR!

Allahu, xhele ue ala, thotë;

” E ti, mos mendo, kurrsesi, që Allahu nuk vëren atë që punojnë zullumqarët!
Ai, vetëm ua shtyen (dënimin) dei në Ditën kur sytë e tyre do të mbeten të hapur.”
(Ibrahim: 42).

” E, me të vërtetë, zullumqarët – do ta dinë se në çfarë mundimi do të kthehen (pas vdekjes).”
(Shuara: 227).

I dërguari i Allahut, Muhamedi, alejhi selam, ka thënë:

Transmetohet nga Ibën Omeri, radijAllahu anhuma, se i Dërguari i Allahut, Muhamedi, alejhi selam, ka thënë;
” Padrejtësia(zullumi) është errësirë në ditën e kijametit(gjykimit).”
Shënuan: Buhariu: 3/99, Muslimi: 4/1996(2579), Ahmedi: 2/92,106,136,137,156. Tirmidhiu: 4/377(2030).

I Dërguari i Allahut, Muhamedi, alejhi selam, ka thënë:
“Vërtetë, Allahu i Madhëruar do ta afatizojë zullumqarin derisa kur ta kap, nuk do të mund t’i shpëton.
Pastaj, Pejgamberi, alejhi selam, lexoi ajetin nga Kur’ani:
” I tillë është dënimi i Zotit tënd kur ndëshkon vendbanimet, të cilat bënin zullum.
Me të vërtetë, dënimi i Tij është i dhëmbshëm dhe i ashpër.”
(Hudë: 102).
Shënuan: Buhariu: 5/214, Muslimi: 3/1997, Tirmidhiu: 5/288(3110), Ibën Maxhe; 2/1332(4018).

Transmetohet nga Pejgamberi alejhi selam, se Allahu i Madhëruar, ka thënë:
“O ju robërit e Mi!
Unë e kam ndaluar padrejtësinë(zullumin) edhe për Vete, sikur që e kam ndaluar edhe në mesin tuaj, andaj mos i bëni njëri tjetrit padrejtësi.”
Shënon Imam Muslimi dhe disa të tjerë.

Transmeton Ibën Abasi, radijAllahu anhuma, se kur e dërgoi pejgamberi alejhi selam, Muadhin, radijAllahu anhu, në Jemen, ndër to, i tha:
“…. Ke kujdes nga duaja e atij qe i është bere padrejtësi(zullum), ngase në mes duasë së tij dhe Allahut nuk ka perde.”
Shënuan: Buhariu dhe Muslimi.

I Dërguari i Allahut, Muhamedi, alejhi selam, ka thënë;
“ Tre dua, Allahu nuk i refuzon(nuk i kthen mbrapa pa përgjigje), ndër to:
…. duanë e atij që i është padrejtësi(zullum), Allahu e ngre mbi re ( mbi qiej), dhe Allahu thotë: Pasha Krenarinë dhe Madhërinë Time! Do të ndihmoj, qoftë edhe pas një kohe.”
Shënuan: Tirmidhiu dhe Ibën Maxhe.

Transmetohet nga Ebu Hurejra, radijAllahu, se i dërguari i Allahut, Muhamedi, alejhi selam, ka thënë:
” Tre dua pranohen(kthehen mbrapa me përgjigje), e që nuk ka dyshim në to, janë:
1. Duaja e atij qê i është padrejtësi(zullum).
2. Duaja e udhëtarit dhe
3. Duaja e prindit për fëmijën e tij.”
Shênuan: Ahmedi: 2/258,348,478,517,523. Ebu Davudi: 3/187(1536), Tirmidhiu: 4/314,5/502(1905,3448).
Ibën Maxhe: 2/1270(3862) dhe Ibën Hibani: 6/416(2699).

I dërguari i Allahut, Muhamedi, alejhi selam, ka thënë;
” Tre personave nuk i refuzohet duaja(nga Allahu):
1. Agjëruesi, derisa të bëjë iftarë.
2. Udhëheqësit, imamit të drejtë dhe
3. Duanë e atij që i është padrejtësi(zullum), Allahu e ngre mbi re(mbi qiej), i hapen asaj duaje dyertë e qiellit dhe Allahu thotë;
Pasha Krenarinë Time!
Do të ndihmojë, qoftë edhe pas një kohe.”
Shënuan:
Ahmedi: 2/305,445. Tirmidhiu: 5/578(3598), Ibën Maxhe: 1/557(1752), Ibën Huzejme: 3/199(1901), Ibën Hibani: 8/215(3428), Taberani: 3/414(1315), Bejhekiu: 3/345,8/162,10/88.

Transmetohet nga Ebi Bekrete, radijAllahu anhu, se ka thënë;
I dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thënë:
” Nuk ka mëkat që e meriton më shumë shpejtimin e dënimit të Allahut për kyrerësinë e saj në dunja dhe në ahiret, sesa: Zullumi dhe shkëputja e lidhjeve farefisnore.”
Shënuan:
Tirmidhiu dhe Ibën Maxhe.

Transmetohet nga Ebu Seid el Hudriu, radijAllahu anhu, se ka thënë:
” I dërguari i Allahut, ka thënë:
Nuk ka musliman që e lutë Allahun me lutje në të cilën nuk ka mëkat dhe as shkëputje të lidhjeve farefisnore, e që Allahu mos t’ia dhurojë njërën nga këto tre gjëra:
1. Ose i përgjigjet lutjes së lutësit.
2. Ose ia largon një fatëkeqësi në varësi të lutjes.
3. Ose ia vanon përgjigjen e lutjes për ahiret(botën tjetër), e lutësi e merr shpërblimin në varësi të lutjes.
Sahabët i thanë;
O i dërguar i Allahut!
Po nëse i lutemi shpesh Allahut!
I dërguari i Allahut, tha:
Allahu ka shumë, i dhuron edhe më shumë lutësit.”
Shënon: Hakimi dhe thotë; Zingjiri i këtij hadithit është sahih(i saktë).

Shejh Muhamed Ibën Hasen Alu Shejh.

nga arabishtja:
Suad B. Shabani

You may also like...