Cilët njerëz do të jenë me fytyra të ndriçuara në Ditën e Kiametit?

Ka thënë profeti Muhamed – alejhi selam:

“ Në Ditën e Kiametit, Allahu do të ringjallë njerëz me fytyra të ndriçuara, të cilët qëndrojnë në podiume margaritarësh.

Njerëzit e tjerë do t’i kenë zili edhe pse ata nuk janë profetë dhe as dëshmorë.”

Një nomad tha: “ O i Dërguari i Allahut, na i trego ata në mënyrë që t’i njohim!

Profeti – alejhi selam – tha: “Janë ata që duhen midis tyre për hir të Allahut edhe pse janë nga fise dhe vende të ndryshme dhe mblidhen për të përkujtuar Allahun.”

E saktësoi Albani në “ Es-Sahihah”, nr. 3464, 15.9 dhe në “ Sahih tergib ue terhib”, gjithashtu e cilësoi si të mirë edhe El-Hejthemij në “ El-Mexhme’a”.

You may also like...