Cilët janë njerëzit më të mirë?

Cilët janë njerëzit më të mirë?

Profeti sallallahu alejhi ue selem ka thënë:

” Më i miri prej jush është ai i cili e mëson Kuranin dhe ua mëson atë të tjerëve”
(Buhariu nr 5027)

“Më të mirët në mesin tuaj janë ata me moralin më të lartë”
(Buhariu nr 6035)

“Më të mirët prej jush janë ata që e kthejnë borxhin në mënyrën më të mirë”
(Buhariu nr 2305)

“Më i miri prej jush është prej të cilit pritet hajr dhe je i sigurtë që nuk të vjen e keqe prej tij”
(Sahihu Tirmidhi nr 2263)

“Më i miri prej jush është ai i cili është më i miri për familjen e tij”
(Sahihu Ibn Hiban nr 4177)

“Më i miri prej jush është ai i cili u ofron ushqim të tjerëve dhe e jep selamin”
(Sahihul Xhami nr 3318)

“Më të mirët në mesin tuaj janë ata që sillen më butë në safin e namazit”
(Tergib ue terhib nr 1/234)

“Njeriu më i mirë është ai i cili jeton gjatë dhe ndërkohë bën vepra të mira ”
(Sahihul Xhami nr 3297)

“Njeriu më i mirë është ai i cili bëhet më i dobishmi për njerëzit”
(Sahihul Xhami nr 3289)

“Njeriu më mirë është ai i cili ka zemër të pastër dhe që flet vetëm të vërtetën”. E pyetën: Atë i cili flet të vërtetën e njohim dhe dallojmë, por ai me zemër të pastër cili është? Tha: ” I devotshmi qelibar, që s`bën mëkate dhe as nuk i hyn në hak njeriu. Nuk ka zili dhe as smirë ndaj të tjerëve”
(Sahihul Xhami nr 3291)

“Njeriu më i vlerësuar tek Zoti është ai i cili sillet më mirë me shokun e tij. Fqinji më i vlerësuar tek Zoti është ai i cili sillet më mirë me fqinjin e tij”
(Sahihu Edebil mufrad 1/84)

You may also like...