Çfarë thuhet para se të hash ushqim

Zoti thote ne Kuran:

“O besimtarë! Hani nga ushqimet e lejuara që ju kemi dhënë dhe, nëse jeni adhurues të Allahut, falënderojeni Atë!” 2:172

1 – I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thënë:

“O djalosh! (Para se të hash) përmende Allahun (thuaj “bismilah”), ha me dorë të djathtë dhe ha para vetes.”

2 – I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thënë:

“Kur ndonjëri prej jush dëshiron të hajë ushqim, le ta përmend emrin e Allahun para se të hajë (le të thotë “bismilah”).

E nëse harron që ta përmend emrin e Allahut në fillim të ushqimit, atëherë le të thotë: “Me emrin e Allahut në fillim dhe në mbarim”.”

Burimi: Sahihul-Kelimit-Tajjib, fq. 96-99
Verifikoi dhe korrigjoi: Imam Muhamed Nasirudin el-Albani (Allahu e mëshiroftë!)

You may also like...