Bëje kurbanin vetëm për Krijuesin dhe për askënd tjetër!

Aliu (radiallahu anhu) thotë: “Më ka folur i Dërguari i Allahut (alejhi selam) për katër gjëra:
“Allahu e mallkon atë që ther kurban jo për Allahun, Allahu e mallkon atë që mallkon prindërit e tij, Allahu e mallkon atë që strehon bidatçiun ose kriminelin, Allahu e mallkon atë që ndryshon kufijtë e tokës.”
(Muslimi)

Thabit ibn Dahaku tregon: “ Një njeri ishte zotuar se do të therte një deve në vendin e quajtur Buvaneh. Profeti (alejhi selam ), e pyeti: “A ka pasur ndonjë idhull atje, që adhurohej në kohën e injorancës?” Të pranishmit iu përgjigjën : “Jo.” Ai vazhdoi: “A festohej atje ndonjë nga festat e tyre?” I thanë: “Jo.” Atëherë Profeti (alejhi selam) i tha: “Çoje në vënd zotimin tënd! Nuk zbatohet zotimi qe bie në kundërshtim me Allahun e Lartësuar, e as për gjëra që njeriu nuk i zotëron.”
( Transmeton Ebu Daudi. Sipas Albanit hadithi është i vërtetë)

You may also like...